LAJMI I FUNDIT:

Propozim-ligji për ratifikimin e protokollit për në NATO futet në procedurë parlamentare

Propozim-ligji për ratifikimin e protokollit për në NATO futet në procedurë parlamentare

Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike prej sot është në procedurë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si propozim i konfirmuar në seancën e 174-të.

Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike të shtetit tonë me NATO-n, duhet të miratohet në Kuvend edhe parashihet të hyjë në fuqi me ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas çka do të deponohen në Uashington, pasi që Spanja të ratifikojë Protokollin për aderim të Maqedonisë së Veriut, në anëtarësim të plotë të Aleancës.

Në pajtim me Marrëveshjen për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Kuvendi duhet të shpërbëhet më 11 shkurt. Ndërsa ende nuk dihet se vallë deri në atë datë Spanja do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim në Kuvendin e tyre.


VMRO-DPMNE, doli me propozim për ratifikim të “parakohshëm” apo të “kushtëzuar” të Protokollit, duke iu referuar përvojës së Malit të Zi, i cili dokumentet e domosdoshme për anëtarësimin e vet në NATO, i ratifikoi në prill të vitit 2017, ndërsa Holanda dhe Spanja ratifikimin e Protokollit e realizuan në maj.

Kryeministri Zaev, atëherë vlerësoi se një iniciativë e tillë vlen të shqyrtohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori