Duhet të forcohet tregu midis Shqipërisë dhe Kosovës, duke krijuar të gjitha hapësirën që mos të ketë barriera për zhvillimin e shkëmbimeve midis nesh. Shtetasit e Shqipërisë kanë vështirësi për të marrë leje qëndrimi në Kosovë, kurse për të bërë biznes në Shqipëri procedurat tashmë janë më të çliruara.
Kështu thotë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ku thekson se në vitin që lamë pas Shqipëria dhe Kosova kanë shkëmbyer 15 për qind më tepër se në 2018 dhe kanë shmangur disa barriera doganore, por prapë ka pengesa.
Edhe pse marrëdhëniet politike së fundmi nuk janë të kënaqshme, veçmas prej iniciativës për Mini-Shengenin ballkanik, megjithatë sa i përket marrëdhënieve tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës ka trend rritës.
Ambasadori Minxhozi në një intervistë për KoosvaPress, thotë se i takon qeverisë së ardhshme t’i përcaktojë prioritet e zhvillimit rajonal dhe nacional ndërkombëtar për Mini-Shengen, teksa deklaron se në radhë të parë të dyja qeveritë duhet ta forcojnë tregun midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Minxhozi është i vetëdijshëm për qëndrimet e Kosovës dhe Shqipërisë rreth iniciativës për Mini-Shengenin, sipas të cilit shpesh herë ka edhe konflikte verbale.
“Herë pas herë ka edhe konflikte dhe bërryla që ndodhin. Në radhë të parë ne duhet të forcojmë tregun midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ne duhet të krijojmë gjithë hapësirën që mos të ketë barriera për zhvillimin e shkëmbimeve midis nesh. Mendoj se në qoftë se vjen një investitor në Kosovë, ai patjetër duhet të shkoj edhe në Shqipëri dhe anasjelltas, sepse ne jemi dy vende të vogla. Ne duhet të jemi shembull edhe për Ballkanin për sa i përket heqjes së barrierave për thithjen e investimeve të huaja. Kur flasim për bashkim kombëtar që është një dëshirë shumë e madhe, që ka një domethënie në radhë të parë për bashkim tregjesh dhe të interesave të përbashkëta që janë në funksion të zhvillimit të ekonomisë. Megjithatë këtë çështje nuk e kemi bërë mirë ashtu siç duhet. Është një lajm i mirë që janë hequr barrierat sa i përket energjisë elektrike që për këtë ka përfituar edhe Shqipëria”, thotë Minxhozi.
Diçka që nuk po i pëlqen diplomatit shqiptar këtu në Kosovë, janë vështirësitë për të marrë leje qëndrimi shtetasit nga Shqipëria.
Ai po kërkon trajtim më të veçantë për qytetarët dhe biznesmenët për leje qëndrimi.
“Për të bërë biznes në Shqipëri procedurat tashmë janë më të çliruara, e njëjta gjë ndodhë edhe për bizneset që vijnë nga Shqipëria. Këtu në Kosovë ka një problem shumë të madh, është shumë e vështirë për të marrë një leje qëndrimi në Kosovë për një shtetas të Shqipërisë, për një biznesmen të Shqipërisë. Kjo për shkak se nuk është me ligj që për shqiptarët të ketë një trajtim tjetër. Për të marrë një leje qëndrimi në Kosovës është tepër e vështirë dhe leja e qëndrimit duhet të përsëritet për çdo vit. Në Shqipëri është më liberale. Një biznesmen nga Kosova mund të shkoj në Shëngjin dhe të bëjë biznes shumë lehtë. Ndaj, këtu në Kosovë nuk ndodhë. Pra, kur themi se ka vështirësi, këto janë të dy anshme dhe nuk kemi punuar aq sa duhet si ne në Shqipëri, edhe këtu në Kosovë për t’i hequr këto barriera që janë një hendikep i madh”, deklaron ai.
Ndërkaq, ambasadori Minxhozi po pranon se taksa rrugore në “Rrugën e Kombit”, është e shtrenjtë, por po shpreson që do të ketë një ulje të çmimit të taksës në të ardhmen.
Sipas ambasadorit, sikurse që ka biznese të Kosovës që ankohen se në Shqipëri nuk ka klimë të favorshme për të bërë biznes, ashtu edhe bizneset e Shqipërisë po ankohen për kushtet e të bërit biznes në Kosovë.
“Krahasuar me vitin e kaluar, sivjet Shqipëria dhe Kosova kanë shkëmbyer midis tyre 15 përqind më tepër se vitin e kaluar. Ka shumë se që thonë se nuk kanë qenë efektive mbledhjet e qeverive apo marrëveshjet, por unë po them se nuk kanë arritur aty ku mendonim në zbatimin e tyre që kanë arrit në mbledhje, por prapë se prapë në një masë të konsiderueshme janë bërë… Gjithsesi këto i kanë dhënë një shtytje procesit. Matësi kryesor është ekonomia dhe kjo po ecën mirë, prapë, ka mundësi për t’u bërë më mirë, por duhet të ndërmerren dhe disa aksione në nivelin e mesëm jo thjesht veç me politikë të lartë, angazhim duhet dhe në administratë që të shmangen disa burokraci të dyfishta, të dy anshme që janë”, thekson Minxhozi.
Po ashtu, Minxhozi pohon se janë shmangur disa barriera doganore, por ende disa prej tyre janë pengesë për bizneset, sikurse certifikatat sanitare dhe çmimi i lartë i skanerit të mallrave në kufi.
“Kemi shmangur disa barriera doganore, por prapë ato bëhen një pengesë. Porti i Durrësit është në funksion që është realizuar, por prapë se prapë ne do të shikojmë mundësinë që të mos ketë veprime të dyfishta që edhe Shqipëria dhe Kosova bëjnë. Ne duhet të bëjmë një herë e përgjithmonë një rregull në praktikë për sa i përket certifikatave sanitare. Po shikojmë mundësinë e skanerit që të ketë një zbutje, sepse akoma mbetet një pengesë”, thotë ai.
Minxhozi është shprehur mirënjohës për humanitetin dhe solidaritetin e kosovarëve të treguar në tragjedinë e ndodhur nga tërmeti që e goditi Shqipërinë në nëntor.
Këtë vit, Kosova ka importuar mallra nga Shqipëria në vlerë mbi 250 milionë euro, ndërsa ka eksportuar rreth 70 milionë euro. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj