Në ditën e fundit të vitit 2019, kryeministri në detyrë Ramush Haradinajn ka vizituar Merdare ku është njohur me punën që po kryen policia dhe Dogana e Kosovës në këtë pikë kufitare me Serbinë, e cila është e njohur për nga frekuentimi i madh i udhëtarëve sidomos gjatë kohës së pushimeve.
Ai me këtë rast ka uruar pjesëtarët e Policisë dhe Doganës së Kosovës për punën që po bëjnë dhe angazhimin e madh gjatë gjithë vitit që po e lëmë pas.
“Kam ardhur në shenjë falënderimi për të shprehur respekt për ata që janë në punë dhe shërbim kur ne të tjerët festojmë. Jeta vazhdon me ritmet e veta. Falënderoj drejtorin, nënkolonelin nga policia dhe nga dogana që vazhdojnë të shërbejnë për qytetarët që kthehen në atdhe në këtë kohë. Është gjesti që sonte t’iu themi faleminderit për këtë shërbim dhe punën që e bëjnë”, tha ai.
Haradinaj ka folur edhe rreth mos implementimit të IBM-së nga ana e palës serbe sipas marrëveshjes së Brukselit për rregullimin e infrastrukturës në këtë pikë kufitare.
“Ka pasur dikur dakordim politik, sikurse e dini me dakordim është rregulluar infrastruktura e përbashkët, por ka disa paqartësi dhe shpresojmë t’i përmbyllim ndonjëherë, por është një shembull i mirë, pra shohim një infrastrukturë profesionale që mundëson punën dhe do të ishte shumë më lehtë për qytetarët e dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë dhe shpresoj që shumë shpejt do të rregullohet”, është shprehur Haradinaj.
Ndryshe, Prishtina dhe Beogradi, më 2012 kanë nënshkruar marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit. Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, patën nënshkruar në Bruksel para pesë vjetësh marrëveshjen për ndërtimin e 6 objekteve të përhershme kufitare të njohura si IBM, ndërtimi i të cilave financohet nga BE me 21 milionë euro.
Edita Tahiri, e cila ka kryesuar ekipin negociator të Prishtinës, marrëveshjen e pati konsideruar shumë e rëndësishme, me të cilën, siç ka thënë ajo, rrumbullakohet zbatimi i plotë i Marrëveshjes së IBM-it (Menaxhimit të Integruar të Kufirit) dhe të Protokollit Teknik, gjë e cila ende nuk ka gjetur zbatim nga pala serbe. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti