LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Nuk është e vërtet se mbi 400 mjek janë larguar nga vendi

Filipçe: Nuk është e vërtet se mbi 400 mjek janë larguar nga vendi

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, e ka përgënjeshtruar informacionin se mbi 400 mjekë të rinj e kanë braktisur vendin, pasi Asociacioni i mjekëve të rinj doli me pohime të tilla, ditë më parë.

“Pasi doli ky informacion në opinion ne i kontrolluam të dhënat dhe numrat. Nuk e di nëse bëhet fjalë për informacion të rrejshëm apo dikush ka dashur të dezinformojë, por nga Oda e Mjekëve janë lëshuar vetëm 160 vërtetime për largim jashtë vendit, ndërsa kjo ju duhet mjekëve të rinj ose mjekëve me përvojë të cilët shkojnë të punojnë qoftë edhe përkohësisht, për shkak se pa atë vërtetim nuk mund të nostrifikojnë dokumentet në cilin do shtet”, ka thënë Filipçe.