Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të shpenzojë të gjitha mjetet e ndara për realizimin e projekteve të vlerësuara si kapitale. Për nëntë muajt e këtij viti, janë shpenzuar rreth 260 milionë euro nga 789 milionë sa ishin dedikuar me buxhetin e këtij viti për këto projekte.
Në raportin financiar të shpenzimeve, që përfshinë nëntë muajt e vitit 2019 të Ministrisë së Financave, thuhet se vlera prej rreth 260 milionë euro, paraqet një normë të ulët të ekzekutimit, krahasuar me vlerën totale vjetore të buxhetuar për këtë kategori apo periudhën e njëjtë të vitit paraprak, si rezultat i aprovimit me vonesë të Ligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin 2019 si dhe një intensiteti të ulët të ekzekutimit të buxhetit nga organizatat buxhetore.
Nga kjo shifër, sipas raportit, shuma më e madhe është shpenzuar për ndërtimin e rrugëve, me mbi 154 milionë euro, për ndërtesa (shkolla, spitale dhe objekte tjera publike) janë shpenzuar 44 milionë euro, kurse vlera më e ulët është shpenzuar për toka, shpronësime, automjete për transport dhe siguri publike.
Ekspertët e çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të shoqërisë civile konsiderojnë se nevojitet ndryshim në mënyrën e planifikimit të projekteve kapitale.
Profesori i ekonomisë, Musa Limani, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se si parakusht që një projekt të jetë i suksesshëm, kërkohet që në fillim të realizohet një planifikim efektiv dhe i kujdesshëm. Nga niveli lokal dhe ai qendror, thekson ai, kanë munguar burime të nevojshme që paraqiten në projektet e sektorit publik.
Kështu që mjetet për projekte kapitale, thotë Limani, nuk mund të shfrytëzohen nëse nuk ekziston fizibiliteti i programeve investimeve.
“Unë mendoj se niveli lokal, por edhe ai qendror çalojnë në ofrimin e programeve dhe investimeve. Por, kryesisht deri në 90 për qind të vlerës së mjeteve për investime kapitale, janë shpenzuar për infrastrukturë rrugore, në autostrada. Unë parimisht nuk jam pajtuar me këtë, ndonëse infrastruktura është një faktor mjaft i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik, por nuk është bartëse e zhvillimit ekonomik”, tha Limani.
Edhe Berat Thaqi, analist i politikave në Institutin për Studime të Avancuara GAP, thotë se kategoria e investimeve kapitale është kategoria me planifikimin dhe realizimin më të ulët, krahasuar më kategoritë tjera buxhetore.
Ai thotë se institucionet qendrore dhe ato lokale duhet të iniciojnë, planifikojnë dhe menaxhojnë me projekte të tilla. Por, në këtë fushë, sipas tij, mungojnë kapacitete profesionale për hartimin dhe menaxhimin e projekteve në sektorin publik.
“Faktorët pse kjo kategori shpenzohet më pak janë të ndryshëm. Në rend të parë është mungesa e kapaciteteve profesionale, qoftë në komuna apo nivelin qendror, për të menaxhuar projektet kapitale sepse tek shpenzimet e investimeve kapitale, ka procedura të tenderimit, prokurimit dhe janë disa vështirësi që reflektojnë në menaxhim të dobët ose kapacitete të ulëta të planifikimit në sektorin publik sa i përket investimeve kapitale”, tha Thaqi për Radion Evropa e Lirë.
Ai më tutje shton se që nga krijimi i institucioneve vendore është bërë traditë që investimet kapitale të orientohen në infrastrukturën rrugore.
Thaqi konsideron se është e domosdoshme të ndryshohet orientimi i mjeteve për projekte kapitale dhe këto të realizohen për një plan më afatgjatë.
“Kosova ka nevojë për shumë projekte të reja kapitale dhe sfida në shumë fusha, mirëpo për t’i adresuar të gjitha ato, nevojitet një nivel i profesionalizimit, përgjithësisht planifikim më të mirë”, shprehet ai.
Ndërkaq, profesori Limani thekson se fokusimi i parave të buxhetit në infrastrukturë e ndërtim të objekteve, ka anashkaluar investimet në sektorin e prodhimit, i cili sipas tij, mund të krijojë vende të reja pune dhe të ndikojë në rritjen e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik.
“Mendoj se për shkak të orientimit të investimeve në infrastrukturë dhe energji kanë mbetur mbrapa programet tjera për shkak të mungesës së mjeteve. Shpenzimet kapitale duhet të investohen në industrinë prodhuese”, tha Limani.
Ndryshe, vlera e shpenzimeve për projekte në sektorin publik viteve të fundit është rritur vazhdimisht. Në vitin 2017, vlera e mjeteve buxhetore për këtë kategori ka qenë rreth 470 milionë euro, në vitin 2018 rreth 533 milionë euro, kurse gjatë këtij viti ishte 789 milionë euro.
Sipas Kornizës afatmesme të shpenzimeve për vitin 2020-2022, buxheti i Kosovës për vitin 2020, parashihet të jetë rreth 2.4 miliardë euro, kurse për shpenzime kapitale vlera do të arrijë në mbi 794 milionë euro.
Tek shpenzimet kapitale, thuhet në kornizën afatmesme, prioritet do tu jepet aktiviteteve që kanë ndikim në zhvillimin afatgjatë ekonomik, përfshirë këtu infrastrukturën publike dhe investimet me ndikim në zhvillimin e produktivitetit në sektorin privat. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një traditë e bukur e festës së librit – Bookfest po rikthehet!
Bashkëpunimi i ngushtë është çelësi drejt bërjes realitet të integrimit ekonomik rajonal
Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa” të Czesław Miłosz-it
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Sinsay vjen për herë të parë në Kosovë – Dyqani i ri hapet në Central Park!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
JussQeshja – Kombinim i freskisë dhe gëzimit për fëmijët!
Çmimet e larta të produkteve - sërish bojkotohen dyqanet në Kroaci dhe Bosnje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?