LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Dëshmitarët treguan se qendra operative e “Haraçit” ishte shtëpia e “Boki 13”

OBRM-PDUKM: Dëshmitarët treguan se qendra operative e “Haraçit” ishte shtëpia e “Boki 13”

Nga partia opozitare OBRM-PDUKMakuzojnë se Zaevi, Spasovski, Sheqerinska, Dimitrov, Filipçe, Kiracovski, Remenska dhe dhjetëra zyrtarë të tjerë të qeverisë dhe të partisë e dinin që “Boki 13” po rrotullonte miliona euro. Nga atje thonë se pyetja kryesore është se me çfarë qëllimi ato morën pjesë në “Haraçin” milionësh.

“Vetëm një hetim objektiv dhe i pavarur mund të dëshmojë pse “Boki 13” u fsheh me vite, sepse askush nuk iu beson se ata nuk e dinin luksin e shtëpisë së tij. Vetëm një hetim objektiv dhe i pavarur do të tregojë pse vetëm pasi u zbuluan pamjet e Spasovskit duhej të gënjej se nuk ishte dëgjuar me “Boki 13”, ndërsa Dimitrov gënjeu se nuk kishte pasur asnjë raport me të. Vetëm hetimi objektiv do të tregojë pse Filipçe bëri marrëveshje partneriteti në shtëpinë e “Bokit 13”. Vetëm hetimi objektiv do të tregojë nëse Zaev është njeriu që paralajmëroi “Boki 13” të paraqesë “Haraçin”, dhe pse Zaevi nuk tregon prova se e paraqiti “Haraçin”?

Nëse tashmë është e qartë për të gjithë se shtëpia e “Boki 13” është bërë qendra operative e “Haraçit”, atëherë pse kanë qenë vizita të shpeshta nga Sheqerinska, Kiracovski, Remenski, Filipçe dhe zyrtarë të tjerë të LSDM-së në shtëpinë e tij? Nëse do të kishim një proces profesional nga Ruskovska, këto fakte do të kishin dalë deri më tani”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.


Nga atje thonë se dëshmitarët për rastin “Haraçi” thonë se kreu i një oktapodi kriminel të haraçit u takuan në shtëpinë e “Bokit 13”. Kushdo që është i përfshirë në rastin do të përgjigjet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Lajme
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori