Drejtori i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), Sakip Imeri, tha se kompanitë e derivateve kanë përfunduar pjesën e parë të punës e cila lidhet me ofrimin e fakteve paraprake dhe se objekti i hetimit te 16 kompanitë ka qenë importi dhe shitja me pakicë.
Ai tha se 14 kompani të derivateve kanë marrë raportet nga AKK-ja dhe në periudhën 1 mujore kanë ofruar kundërshtimet e tyre të cilat janë duke i trajtuar.
“Prej 16 kompanive rezulton se vetëm 14 sosh kanë edhe importe të derivateve dhe shesin me pakicë, ndërsa dy nuk kanë objekte të shitjes me pakicë. Këto 14 kompani kanë marrë raportet nga AKK-ja dhe në periudhën 1 mujore kanë ofruar kundërshtimet e tyre, të cilat ne jemi duke i trajtuar. Mirëpo analiza e cila është bërë të këto kompani tregon se në periudhën që ka qenë objekt i hetimit, e që është viti 2018, por është krahasuar ve dhe viti 2017 se në çfarë forme kanë ofruar përcaktimin e çmimeve”, tha Imeri, për Ekonomia Online.
Imeri ka paraqitur një grafikë në bazë të të cilës shihet se si këto kompani kanë luajtur me çmimin e derivateve pavarësisht se në berëz çmimi ka qenë më i ultë.
“Në këtë grafikë mund të shihet se si kompanitë e derivateve, janë dy grafe që paraqesin çmimin blerës të berëzës dhe çmimin shitës me pakicë për konsumatorët. Për 10 muaj, prej janarit deri në tetor e kemi një trend përafërsisht të njëjtë, përcillet çmimi i berëzës, përcillet edhe me çmimet e shitjes me pakicë. Ndërsa në muajin nëntor dhe dhjetor ne kemi ardh në përfundim se ka pasë marrëveshje për caktimin e çmimeve dhe për vendosjen e çmimeve të cilat pastaj kanë bë çrregullime dhe kanë ofruar marzha që nuk janë në linjë të njëjtë me 10 muajt e vitit paraprak”.
E, në rast se kjo praktikë do të kishte vazhduar, ai thotë se do të kishte rritje të çmimit pavarësisht uljes së çmimit në berëz.
“Po të kish vazhduar kjo praktikë e bashkërenduar ne do të ishim në një situatë që rënia e vazhdueshme e çmimit në berzë është shoqëruar me rritjen e vazhdueshme të çmimit, që do të ishte një rast i kundërt në aspektin e konkurrencës së drejtë. Kompanitë kanë sjellë edhe faktet ose pretendimet e tyre se nuk kanë pasur marrëveshje të bashkërenduar. Ne jemi duke i analizuar pas kësaj faze, pas analizës së këtyre fakteve që i kanë ofruar ne ofrojmë mundësinë që të ketë afat shtesë për ato që janë vonuar. Organizimi i seancave dëgjimore në të cilën ne si Autoritet i prezantojmë faktet dhe analizat që i kemi bë”, tha ai.
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ditë më parë tregoi se si kompanitë e derivateve kishin kurdisur çmimet e që sipas tyre fitimi i ndërmarrjeve ka shkuar deri 135 për qind.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand