LAJMI I FUNDIT:

Modelja ruse Viktoria Odintcova që kontaktohet nga Neymar dhe Hamilton, thotë se nuk ia ktheu Ronaldos mesazhin kur ai i shkroi privatisht

Modelja ruse Viktoria Odintcova që kontaktohet nga Neymar dhe Hamilton, thotë se nuk ia ktheu Ronaldos mesazhin kur ai i shkroi privatisht

Modelja ruse Viktoria Odintcova ka pohuar se nuk ia ka kthyer mesazhin Cristiano Ronaldos, i cili duket t’i ketë shkruar asaj në privat.

Zeshkania kaçurrela është e ndjekur nga afro pesë milionë ndjekës në rrjetin social Instagram, shkruan The Sun.


Dhe një nga këta ndjekës ka qenë një nga emrat më të njohur të futbollit në planet, i cili raportohet se vendosi të provonte fatin e tij me këtë bukuroshe.

Duke folur në emisionin rus ‘Makarena’, ajo u pyet nëse superylli i Juventus-it ndonjëherë i ka pëlqyer ndonjë nga postimet e saj.

26-vjeçarja tha: “Kjo ndodhi … Ai (Ronaldo) madje më shkruajti. Ishte kohë më parë. Ai shkroi: “Përshëndetje, si jeni?”.

“Unë e fshiva mesazhin dhe nuk u përgjigja”, tregoi më tej ajo.

Odintcova shtoi: “Sigurisht që nuk i dhashë një shans, hajde! Unë njoh disa vajza të tjera me të cilat ai i shkruajti, kështu që e kuptova menjëherë për çfarë më kishte shkruar”.

Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë bashkë që nga viti 2016 dhe kanë një vajzë së bashku të quajtur Alana.

Futbollisti i famshëm Neymar dhe kampioni botëror i Formula 1, Lewis Hamilton kanë pasur më shumë sukses me modelen Odintcova, megjithëse bukuroshja ishte e prirur të tregonte që miqësia e tyre ishte rreptësisht platonike.

Ajo shtoi: “Personi më i famshëm në librin tim të telefonit është Lewis Hamilton. Herën e fundit që ai më shkroi ishte 15 nëntori, për të më uruar ditëlindjen time”.

“Ne jemi miq, thjesht i shkruajmë njëri-tjetrit dhe thërrasim ndonjëherë. Ai është në zonën e miqve”, tregoi më tej ajo.

“Unë shkoj në garat e tij herë pas here, hera e fundit ishte në Soçi (në Grand Prix Ruse). Ne kemi qenë miq për tre vjet. Kur e takova, mezi po flisja anglisht, mund ta kuptoja vetëm atë”, tha 26-vjeçarja.

“Unë jam në kontakt me Neymar, sepse ai është mik me Lewisin, unë e njoh atë përmes Lewisit. E kuptoj që ai është një djalë normal, ne i dërgojmë herë pas here ndonjë mesazh njëri-tjetrit në Instagram”.

Cristiano Ronaldo nuk ka bërë asnjë koment për pretendimet e Odintvocas. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjola nis pushimet -

Erjola nis pushimet - "djeg" rrjetin me pozat provokuese në bikini

Magazina
Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen

Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen

Magazina

"Gjithmonë për njëri-tjetrin" - Romeo Veshaj thyen heshtjen pas dramave të shumta qëkur përfundoi Big Brother

Magazina
Erolld Belegu dhe Diola Dosti udhëtojnë për në Maldive, publikojnë pamje të pushimeve luksoze

Erolld Belegu dhe Diola Dosti udhëtojnë për në Maldive, publikojnë pamje të pushimeve luksoze

Magazina
Robert De Niro i kënaqur me vendimin e gjykatës që shpalli Trumpin fajtor: “Drejtësia është vënë në vend”

Robert De Niro i kënaqur me vendimin e gjykatës që shpalli Trumpin fajtor: “Drejtësia është vënë në vend”

Magazina
Publikohet

Publikohet "Albania" nga Capital T - kënga zyrtare e Shqipërisë për në Euro 2024

Magazina
Kalo në kategori