LAJMI I FUNDIT:

Ftesat e Thaçit dhe refuzimi i Kurtit, thellohet paqartësia për formimin e Qeverisë

Ftesat e Thaçit dhe refuzimi i Kurtit, thellohet paqartësia për formimin e Qeverisë

Konstituimi i Kuvendit i cili u bë gjatë ditës së djeshme, vetëm sa thelloi paqartësitë për krijimin e Qeverisë së re.

Kjo ndodhi për shkak se askush nuk e kishte menduar më parë se kryetari i Kuvendit do të zgjidhej nga radhët e Vetëvendosjes, pasi që gjatë takimeve që ky subjekt zhvilloi me LDK-në është thënë se kjo pozitë do t’i takonte kësaj të fundit.

Pavarësisht kësaj, sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas konstitumit të Kuvendit, të premten i dërgoi dy ftesa kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për ta caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë.


Kurti flet për ftesën e Thaçit, në ndejën e fundivtit të LVV-së
Lexo po ashtu Kurti flet për ftesën e Thaçit, në ndejën e fundivtit të LVV-së

Dy ftesat që Thaçi ia adresoi Kurtit, nuk rezultuan me realizimin e takimit mes tyre. Në ftesën e parë, presidenti Thaçi e kishte ftuar për një takim në orën 13:30, liderin e LVV-së, Albin Kurti.

Por nga partia e Kurtit thanë se “zotëri Kurti e ka të pamundur ta takoj sot presidentin, meqë ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”.

Më pas presidenti Thaçi, përmes ftesës së dytë tentoi të zhvillojë një takim me Kurtin në orën 20:00, por as ky takim nuk ndodhi.

“Unë u bëj thirrje të gjithëve që të mos e vonojnë krijimin e qeverisë. Njerëzit dhe aleatët tanë presin më shumë”, shkroi Thaçi.

Pas kësaj erdhi edhe përgjigjja e Albin Kurtit rreth ftesave të presidentit. Përmes një letre që Kurti i kishte dërguar gjatë ditës Hashim Thaçit, lideri i LVV-së i kishte treguar se e ka të pamundur të zhvillojë takim sot.

“Ju faleminderit për dy ftesat e sotme që të takohemi sot, ftesa këto që fillimisht publikoheshin nëpër portale pastaj mbërrinin në zyrën tonë. Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vij as sonte. Për t’u konsultuar për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë, takohemi gjatë ditëve në vijim. Ndërkohë po i shqyrtoj këto nenet që i keni përmendur në dy letrat tuaja”, thuhej në letrën e Kurtit dërguar Thaçit.

Në orët e mbrëmjes Kurti u shfaq në Prishtinë, në një organizim që subjekti i tij kishte bërë me mediat për fundvit.

I pyetur nga gazetarët se përse nuk shkoi në takim me presidentin Thaçi, Kurti tha se: “agjenda e krerëve të shtetit është shumë e ngjeshur. Prandaj, nuk mund të takohemi ashtu, përveç kur ka ndonjë fatkeqësi ose ndonjë urgjencë tjetër”.

Presidenti Thaçi i bën edhe një ftesë Kurtit, për ta mandatuar për formimin e Qeverisë (Dokument)
Lexo po ashtu Presidenti Thaçi i bën edhe një ftesë Kurtit, për ta mandatuar për formimin e Qeverisë (Dokument)

Që nga përfundimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit kur kishin filluar edhe negociatat për bashkëqeverisje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që dolën të parat, është thënë se posti i kryetarit të parlamentit do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas seancës konstituive të Kuvendit, të premten dy partitë që synojnë formimin e qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës zgjedhon të heshtin.
Ndërkaq nuk është raportuar as për ndonjë nismë të re për vazhdimin e bisedimeve.

Duke iu referuar zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së re të Kuvendit, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë për mediat lokale se këto vendime në Kuvend e kanë kthyer në fillim procesin e negociatave ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së për formimin e Qeverisë.

Në anën tjetër, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, në paraqitjen e tij para mediave pas konstituimit të Kuvendit, e kishte cilësuar si vendim krejt normal zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ngase sipas tij, Vetëvendosje nuk preferon zvarritjen e formimit të institucioneve të reja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori