LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti thotë se nuk është koha për ndryshime në Kodin Zgjedhor, flet edhe për Qeverinë teknike

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në një takim sot me gazetarët, tha se nuk është koha e duhur për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Ai deklaroi se do të nevojitet takim i ri liderësh tek presidenti, për ndryshimin eventual të datës së zgjedhjeve.

“Tek presidenti të gjithë unanimisht u pajtuam për dy çështje: e para për anëtarësim në BE, e cila është pa alternativë nga të gjitha partitë, e dyta në çka u dakorduam më 12 prill të vitit 2020 të organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare”.

“Nëse bëhet pishman Zaevi, nuk mendoj se duhet të mbajmë qëndrime të njëanshme. Do të duhet të thërrasim mbledhje të re nga presidenti i shtetit që ta kontestojmë datën e harmonizuar. Dhe të gjithë do të duhet atje t’i prezantojnë qëndrimet e tyre nëse pajtohen apo jo. Unë do të pajtohesha që presidenti i shtetit të thërrasë mbledhje. Dhe t’i shohim shkaqet e vërteta, nëse do të pajtoheshin të gjithë të anulohen zgjedhjet”, tha Ahmeti.


Sipas tij, Kodi Zgjedhor është shumë çështje e ndjeshme, për shkak se sipas tij, edhe ky ndryshim duhet të bëhet me konsensus dhe me pajtueshmëri të të gjitha partive politike.

Në pyetjen, kush do të jetë i pranueshëm për kryeministër teknik, Oliver Spasovski apo Milla Carovska, Ahmeti tha se nuk ka marrë propozime./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës

Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Operacioni i diskutueshëm i mbylljes së institucioneve paralele serbe

Operacioni i diskutueshëm i mbylljes së institucioneve paralele serbe

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Kalo në kategori