Njoftimin e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, për mbylljen e dhjetëra institucioneve paralele serbe më 15 janar, shumë shpejt e pasoi edhe një komunikatë e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila tha se nuk e ka autorizuar atë operacion, pasi s’ka pasur kërkesë zyrtare.
Me ligj, policia “zbaton urdhrat dhe udhëzimet e lëshuara në mënyrë të ligjshme nga prokurori publik ose gjyqtari kompetent”.
Policia e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se si është zhvilluar procedura në këtë rast, por kërkoi që si referencë të merret komunikata e saj e 15 janarit.
Në të, aksioni cilësohet si “operacion i gjerë policor” dhe thuhet se, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, policia “i ka asistuar zyrtarët e kësaj ministrie, si dhe të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për ndërprerjen e aktiviteteve të jashtëligjshme” të institucioneve serbe.
Pyetjes së njëjtë të REL-it nuk iu përgjigj as ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Ai tha vetëm se “Kosova nuk ka nevojë për institucione që nuk e njohin shtetësinë e saj”.
Gjatë aksionit në Graçanicë, më 15 janar, u panë edhe pjesëtarë të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, por në një deklaratë për REL-in ky mision tha se ka qenë në cilësinë e monitoruesit.
Në përputhje me mandatin e Misionit, nëse përmes aktiviteteve tona monitoruese konstatohen mangësi serioze, ne i adresojmë ato me autoritetet përgjegjëse”, tha EULEX-i.
Çka thonë vëzhguesit e zbatimit të ligjit?
Astrit Kolaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se operacioni nuk është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë dhe se ky veprim është në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale.
Ky kod, sipas tij, parasheh rastet kur policia mund të veprojë pa urdhër të tillë dhe ato kanë të bëjnë me “veprat penale në flagrancë”.
“Në flagrancë nënkupton kur polici qëllon në vendin e ngjarjes dhe nuk ka kohë ta marrë aprovimin e prokurorisë dhe vepron aty për aty, për të ndaluar një veprim që mund të jetë kundërligjor. Por, ai detyrohet që në retrospektivë, ta marrë edhe pëlqimin e prokurorisë”, shpjegon Kolaj për Radion Evropa e Lirë.
“Në rastin e djeshëm [15 janar], Policia e Kosovës nuk e ka respektuar hierarkinë ligjore dhe hierarkinë institucionale, të paraparë me aktet ligjore në fuqi në Kosovë”, thekson ai.
Edhe eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, i cili ka shërbyer si ligjvënës në Kuvendin e Kosovës, thotë se policia është dashur ta informojë prokurorin publik, i cili, pas kualifikimit të veprës, do të jepte urdhër për ndërmarrjen e veprimeve policore.
Por, pavarësisht kësaj, ai thotë se siguria në mjediset ku ka vepruar policia, nuk është rrezikuar.
“Nuk ka pasur rrezik në aspektin e sigurisë, por shkelje të kornizës ligjore dhe mandatit të institucioneve të pavarura të Kosovës”, sipas Ibishit.
Çka thanë autoritetet?
Radio Evropa e Lirë kontaktoi edhe Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për ta pyetur rreth zhvillimit të operacionit më 15 janar, por nuk mori përgjigje.
Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhi, shkroi në Facebook se deklarimi i Prokurorisë Themelore në Prishtinë është “skandaloz”, ndërsa veprimet e policisë i konsideroi si “të ligjshme” dhe “të drejta”.
“A ka kush që i kupton këta zyrtarë të shtetit që mbajnë emrin prokurorë? Në shërbim të kujt janë?”, shkroi Haxhiu, e cila edhe në raste të mëhershme e ka kritikuar punën e tyre.
Çka u mbyll?
Më 15 janar – në mes të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit – autoritetet e Kosovës thanë se kanë mbyllur disa komuna paralele të Serbisë në vend, ashtu si edhe zyra postare dhe tatimore të saj, të cilat “kanë ushtruar veprimtari të paligjshme” që nga fundi i luftës më 1999.
Aksionet policore u ndërmorën në komunat: Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec dhe Skënderaj.
Ministri i Brendshëm, Sveçla, tha se me këtë veprim “përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës”.
Mbyllja e tyre, në fakt, nisi qysh në fillim të vitit të kaluar anembanë Kosovës.
Veprimi u kritikua vazhdimisht nga bashkësia ndërkombëtare dhe u cilësua si “i pakoordinuar”.
“Këto çështje duhet të menaxhohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja” në mes të Kosovës dhe Serbisë, tha më 15 janar Ambasada amerikane në Prishtinë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vuçiqit i ‘dhemb’ aleanca Kosovë – Shqipëri – Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Maliqi: PDK dhe LDK po ia lënë njëra-tjetrës fajin për koalicion të mundshëm me Kurtin

“Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë”, Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn