LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Ky vit ishte i sukseshëm për Policinë e Kosovës, nderon me medaljen “Skënderbeu”, drejtorin Rashit Qalaj

Haradinaj: Ky vit ishte i sukseshëm për Policinë e Kosovës, nderon me medaljen “Skënderbeu”, drejtorin Rashit Qalaj

Në pritjen e fundvitit të Policisë së Kosovës, ka qenë prezentë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Ai para të pranishmëve e ka vlerësuar vitin 2019, si një vit të suksesshëm për Policinë e Kosovës.

“Jemi këtu me nderu punën e policit, sepse e kanë mundësuar që përmbyllet një vit i suksesshëm, që siguria dhe rendi publik të jenë në tërë vendin”, ka shtuar Haradinaj.


Ai ka thënë se Kosova e ka kthyer fokusin në punën e Policisë, duke filluar nga pagat, orët shtesë, çështje tjera të rrezikshmërisë, që sipas tij, janë kyqe për integritetin profesional, personal dhe familjar të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Mendoj se ende ka punë, ku ligji për pensionet, për sigurimet shëndetësore janë ato që na presin në të ardhmen”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht identitetit të tyre etnik, janë meritor për suksesin e Policisë së Kosovës.

“Mendoj se përmes policisë Kosova e ka mbuluar vakumin e sigurisë në vend, më një ndjeshmëri ndaj problemit të terrorizmit dhe ndikimit rus në Ballkan, ku është rritur frekuenca e vizitës së shtetasve rus në Kosovë”, ka shtuar ai.

Haradinaj e ka nderuar me medaljen “Skënderbeu”, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, sepse sipas tij, gjatë bashkëpunimit me të si ai ashtu edhe partnerët ndërkombëtarë kanë ndier siguri dhe kanë pasur bashkëpunim shumë të mirë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori