Pavarësisht nga besimi dhe bindjet fetare, qytetarët e Kosovës tashmë janë dëshmuar për tolerancë ndërfetare. Myslimanë dhe katolikë festojnë bashkë festat fetare të njëri-tjetrit.
Një shembull i tolerancës ndër fetare është vizita e deputetes Besa Ismaili në Kishën Katolike në Prishtinë. Edhe pse e mbuluar me shami, kjo nuk e ka penguar deputeten Ismaili që të shkojë t’i vizitojë motrat e nderit që punojnë në Kishë.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka sjellur një rrëfim ku bashkë me motrat e nderit kanë ndihmur refugjatët që vinin nga Siria.
Postimi i plotë i deputetes Ismaili:
“Si tradicionalisht, bashkë dhe me vajzën time, në vizitë feste të Krishtlindjeve tek motrat në Kishën Katolike në Ulpianë. Motra Smila, pak ditë më parë, ka festuar ditëlindjen e saj! Plot 80 vite në shëndet të mirë, sakrificë dhe shërbim të pakursyer në komunitet dhe shoqëri!
Me motrën Smila bashkë, kemi bërë disa punë, të vogla, të mira, me ndikim pozitiv në shoqëri! Rrugëtimet tona plot sfida, kanë ngulitur kujtime që unë me ëndje i ndajë me studentet e mia dhe me miq!
Po e ndajë sot një kujtim edhe me ju: afro tri vite më parë, kur vala e refugjatëve nga Siria bashkë me një të ftohtë dimri kishte kapluar Ballkanin, me motrën Smila,me motrën Leonora nga Kisha Protestane dhe Svetllanën nga Kisha Ortodokse organizuam mbledhjen e rrobave të dimrit për refugjatët. Aq sa patëm mundësi, por gratë arritën të mbushin plot një kamionetë.
Me motrën Smila dhe Xheladinin bëmë rrugë deri në kufi të Maqedonisë….Për të shkurtuar tregim: donim që mes shumë shembujsh tjerë, të ndërtonim një narrativë ndryshe. Narrativën e dialogut ndërveprues dhe jo karshillëqeve dhe distancave!Të tolerancës së jetuar, jo vetëm të përfolur dhe ceremoniale. Unë personalisht doja të ju tregoja disa të rinjve dhe të rejave që nëse duan të ndihmojnë Sirinë këtë mund ta bëjnë edhe nga këtu, duke ndihmuar refugjatët….
E shumë shembuj të tjerë, të bëma simbolike si këto, që për mua, dhe përgjegjësinë e re që po më pret, do të jenë inspirim shtesë dhe inkurajim për më shumë dialog, më shumë drejtësi, më shumë fuqizim të vlerave familjare, dhe vlerave të Kosovës tonë! Në ditë feste si kjo e sotmja, është kënaqësi e veçantë të shohim gjenerata të reja të ndërtojnë tutje mbi këto iniciativat tona dikur dhe të tjera që ato sot zgjedhin!
Toleranca ndërfetare dhe ndërkulturore nuk është asgjë primordiale dhe as nuk duhet marrë e mirëqenë! Ajo do mirëmbajtje, do goxha mirëmbajtje, dhe zotim, dhe konsistencë, dhe vetmohim, dhe sinqeritet, dhe mbi të gjitha dashuri! Dialogu është parakusht për paqen, për ndryshimin për të mirë! Për të gjithë miqtë e mi të krishterë, urime Krishtlindjet! Shëndet,mirësi dhe prosperitet për ju dhe familjet e juaja!”, ka shkruar Ismaili. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker