LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo dhe familja e tij urojnë festat nga plazhi

Ronaldo dhe familja e tij urojnë festat nga plazhi
Georgina Rodriquez dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo ka publikuar një fotografi të përbashkët me partneren Georgina Rodriquez dhe fëmijët e tij, të cilën e kanë realizuar në plazh.

Viti që po lëmë pas nuk ka qenë në nivelin që jemi mësuar ta shohim superyllin portugez në karrierën e tij individuale.

Sidoqoftë, ai vazhdon të ketë një jetë personale të përmbushur me modelen spanjolle dhe fëmijët që është duke i rritur bashkë me të.


Pasi mori gjithë vëmendjen me dukjen e saj në Madrid, Georgina publikon video nga stërvitjet në palestër
Lexo po ashtu Pasi mori gjithë vëmendjen me dukjen e saj në Madrid, Georgina publikon video nga stërvitjet në palestër

34-vjeçari ka zgjedhur që në ditët festive të pozojë nga plazhi së bashku me një babadimër që e ka shoqëruar familjen e tij.

Në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale, krahas CR7 dhe Georginas, janë fëmijët Cristiano Jr, Eva, Mateo dhe Alana – ndërsa fotografia tashmë ka marrë pesë milionë pëlqime. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B6fkyx6g2Jw/