LAJMI I FUNDIT:

Shkup, fillon ndërtimi i objektit të ri të Departamentit të Krim-Teknikës

Shkup, fillon ndërtimi i objektit të ri të Departamentit të Krim-Teknikës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me zv/kryeministrin dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, kanë marrë pjesë në fillimin e ndërtimit të objektit të ri të Departamentit të Krim-Teknikës, përfshirë laboratorë të mjekësisë ligjore për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Duke uruar që objekti të përfundojë në afatin e paraparë gjatë vitit të ardhshëm, Zaev tha se me objektin e ri do të hapet një faqe e re për shërbimin e krim-teknikës në Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se kjo do të ndikojë në shërbimet e organeve të gjyqësorit.

“Jam i bindur se ky investim do të japë një kontribut të madh në sistemin e drejtësisë në vendin tonë, pasi shërbimet e ofruara nga laboratorët e mjekësisë ligjore janë vendimtare në të gjitha proceset e gjykatave dhe prokurorive. Më së shumti përfitime nga kushtet e ofruara nga objekti i ri do të kenë qytetarët si përdorues të fundit të shërbimeve. Mjekësia ligjore moderne do të kontribuojë në efikasitet dhe efektivitet më të madh të proceseve gjyqësore me zbatimin në kohë, zbatim cilësor dhe profesional të analizave dhe ekspertizave të nevojshme”, tha Zaev.


Ai theksoi se investimi i përgjithshëm është mbi 3 milionë euro, në kuadër të fondeve IPA, duke shtuar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbetet partner në avancimin e kushteve të punës.

Zv.kryeministri Spasovski tha se objekti do të jetë i pajisur sipas standardeve më të larta në fushën e krim-teknikës dhe mjekësisë ligjore.

“Praktikisht, sot ne po hapim një kapitull të ri, jashtëzakonisht të rëndësishëm në zhvillimin kronologjik të shërbimit të krim-teknikës, duke pritur realisht që kjo do të ketë një ndikim konkret jo vetëm në punën më cilësore të departamentit të hetimit dhe ekspertizës së krim-teknikës, të harmonizuar me praktikat dhe eksperiencat policore më të mira në Evropë dhe në botë, por edhe në të gjitha njësitë e tjera organizative të policisë, puna e të cilave është në kontakt të ngushtë me këtë departament”, tha Spasovski.

Në përurimin e fillimit të punimeve të pranishëm ishin edhe zyrtarë dhe të punësuar të shumtë në MPB.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me mundësinë e prolongimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat janë paraparë të mbahen më 12 prill, Zaev tha se dëshiron që zgjedhjet të mbahen në këtë datë, por theksoi se partia e tij mund të shqyrtojë mundësinë e prolongimit.

Siç u shpreh ai, opozita po bllokon disa ligje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, përfshirë ligjet me të cilat parashikohet rritja e rrogave dhe pensioneve, ligje për të cilat Zaev tha se janë të rëndësishme për qytetarët e vendit.

Zaev theksoi se Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), parti të cilën e udhëheq ai, të premten do të mbajë mbledhje të Këshillit Qendror, ku mund të diskutohet edhe për prolongimin e zgjedhjeve shkaku i “bllokimit të ligjeve nga opozita” në Kuvend.

Gjatë një takimi të liderëve partiak të thirrur në muajit tetor nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ata u dakorduan që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 12 prill të vitit të ardhshëm. Sipas ligjeve të vendit, 100 ditë para datës së mbajtjes së zgjedhjeve duhet të formohet qeveria teknike./AA/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori