Borxhi publik i Kosovës çdo vit po shënon rritje, edhe pse jo në masë të madhe. Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani ky borxh ka arritur në 1 miliard e 190 milionë euro, që është për 10.7 për qind më i lartë krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak.
Banka Qendrore e Kosovës në raportin “Vlerësimi tremujor i sistemit financiar, tremujori i tretë 2019”, thotë se në bazë të pjesëmarrjes në përqindje në Prodhimin e Brendshëm Bruto, ky borxh ka arritur në 17.4 për qind apo 0.5 për qind se në vitin 2018.
“Sektori fiskal deri në muajin shtator u karakterizua me rritje të të hyrave prej 6.9 për qind dhe ngadalësim të rritjes së shpenzimeve buxhetore prej 3.8 për qind. Rrjedhimisht, buxheti i Kosovës regjistroi suficit primar buxhetor prej 39.1 milionë euro (0.8 milionë euro deficit në periudhën e njëjtë të vitit 2018). Borxhi publik në tremujorin e tretë të 2019-së ka arritur në 1.19 miliard euro, që është për 10.7 për qind më i lartë krahasuar me tremujorin e tretë të 2018-së. Si përqindje e PBB-së, borxhi publik ka arritur në 17.4 për qind nga 16.9 për qind sa ishte në tremujorin e tretë të 2018-së”, thuhet në raportin e BQK-së, përcjell Telegrafi.
BQK thotë se kjo rritje u karakterizua me shtimin e borxhit të brendshëm.
“Rritja e borxhit publik i atribuohet rritjes së borxhit të brendshëm prej 17.1 për qind, i cili ka arritur në 722 milionë euro, ndërsa borxhi i jashtëm publik ka shënuar rënie prej 2.1 për qind duke arritur në 409.4 milionë euro”, vijon raporti.
Po ashtu, BQK shpjegon se rritja e madhësisë së borxhit ka ardhur nga ngadalësimi i të hyrave tatimore.
“Rritja e madhësisë së borxhit publik dhe e kostos së borxhit, si dhe raporti i të hyrave tatimore ndaj BPV-së që shënoi rritje margjinale të rrezikut e reflektuar nga rritja më e ngadalësuar e të hyrave tatimore në tremujorin e dytë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thotë BQK, përcjell Telegrafi.
Shqipëria dhe Serbia renditen në vendin e parë sa i përket përqindjes më të lartë të borxhit me një pjesëmarrje mbi 70 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, pasuar nga Mali i Zi me mbi 60 për qind dhe Bosnja e Hercegovina me mbi 40 për qind.
Ndryshe, sipas Ligjit për Borxhet Publike, në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm, nuk duhet të tejkalojë 40 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Në rast se borxhi e tejkalon këtë përqindje, atëherë Qeveria duhet t’i paraqesë Kuvendit strategjinë për të kthyer borxhin e përgjithshëm nën pragun 40 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë