LAJMI I FUNDIT:

Liverpoolit nuk i lejohet bartja e emblemës së fituesit të Kupës së Botës për klube në fanellë gjatë ndeshjeve në Ligën Premier

Liverpoolit nuk i lejohet bartja e emblemës së fituesit të Kupës së Botës për klube në fanellë gjatë ndeshjeve në Ligën Premier

Për herë të parë në histori, Liverpooli është shpallur kampion i botës për klube.

The Reds e mposhtën në finale Flamengon me rezultat 1-0 në një ndeshje të tensionuar në fundjavën që shkoi.


Golin e fitores e realizoi Roberto Fimino në kohën shtesë, për ta fituar kështu trofeun e çmuar të FIFA-s.

Nga kjo arritje, skuadra angleze e ka të mundur ta bartë emblemën e trofeut në fanellën e tyre në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, por jo edhe në Ligën Premier.

Rregullat thonë se për ta lejuar emblemën edhe në fanellat ku do luhen ndeshjet e ligës, duhet të shkojnë nëpërmjet një aplikimi formal, e njëjta që ndodh edhe në atë të FA Cup – në të cilën Liverpooli do të takohet me Evertonin në rrethin e tretë të garës.

View this post on Instagram

🏆 CLUB WORLD CUP CHAMPIONS 🏆

A post shared by Liverpool Football Club (@liverpoolfc) on Dec 21, 2019 at 12:06pm PST

Nuk është ende e qartë nëse aplikimi do të pranohet për pjesën tjetër të mbetur të sezonit, por që ata do të kenë të drejtë ta bartin emblemën qysh në përballjen ndaj Atletico Madridit në fazën e eliminimit direkt.

Liverpooli fiton Kupën e Botës për Klube, pas triumfit në finalen triler ndaj Flamengos
Lexo po ashtu Liverpooli fiton Kupën e Botës për Klube, pas triumfit në finalen triler ndaj Flamengos

Një zyrtar i FIFA-s i ka thënë Liverpoolit: “Sa për përdorimin e emblemës, çdo klubit i lejohet ta bartë atë që nga momenti kur shpallën kampion e deri në finalen e vitit të ardhshëm”.

The Reds në Ligën Premier në xhiron e 18-të do të takohen me Leicesterin, që ndryshe njihet edhe si ‘Boxing Day’, shkaku që përballjet zhvillohen në prag të ndërrimit motmoteve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori