Ministri i Administratës Damjan Mançevski pranon se manipulohet me punësimet që bëhen në emër të shqiptarëve. Ai thotë se përmes metodologjisë softuerike të Qeverisë, “Balancer” 20% e vendeve të rezervuara në administratë për bashkësitë tjera zihen nga komuniteti më i madh në vend, duke shfrytëzuar mangësitë formale-juridike të ligjeve për punë dhe për të punësuarit në sektorin publik.
“Nuk ekziston shkelje ligjore gjatë këtij lloji, të themi të manipulimit të sistemit. Ne nuk kemi dokument formal, me të cilin institucionet mund të bazohen se ne cilës përkatësi etnike i takojmë. Fakt është që duhet të bëjmë diçka sepse shohim çfarë po ndodh. Prandaj propozimi ynë që vërtetë mund të zgjidh problemin, ta heqim nga funksioni “balancerin” si metodë dhe të ketë komision ndër resorësh, e cila do t’i shqyrtojë përfaqësimin e drejtë të etniteteve në nivel të çdo sektori publik”, tha Damjan Mançevski, ministër i Administratës.
Përveç konkursit të fundit për zjarrfikës në Brigadën e Shkupit, ku në vend të shqiptarëve filluan me punë katër maqedonas, raste të tilla vërehen edhe në sektorët tjera të pushtetit qendror dhe lokal, ku nga autoritetet kërkohen vetëm vërtetimi i nënshtetësisë, ndërsa në konkurs figuron që të punësuarit duhet t’i takojnë përkatësisë etnike shqiptare.
Nga BDI thonë se për të evituar manipulimet me deklarata të përkatësisë etnike gjatë punësimit, duhet që në certifikatat e lindjes të shtohet edhe grafa e përkatësisë etnike.
Nga Lëvizja Besa në fillim të vitit kanë kërkuar që grafa etnike të vendoset në letërnjoftime, kurse nga Aleanca për Shqiptarët thonë se identiteti i një shtetasi mund të qartësohet edhe tani përmes emrit dhe mbiemrit nga dokumentet e identifikimit, nëse shteti dëshiron të pengoj manipulimet gjatë punësimit./aslat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Mëngjesi me ngrica - pasdite diell dhe vranësira
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj