LAJMI I FUNDIT:

Përgjysmohen vjedhjet e veturave në Maqedoni

Përgjysmohen vjedhjet e veturave në Maqedoni
Foto: Ilustrim

Për dallim nga viti 2018, gjatë këtij viti që po e lëmë pas janë përgjysmuar vjedhjet e automobilave në Maqedoninë e Veriut. Statistikat e policisë së shtetit në vendin tonë tregojnë se gjatë 2018, janë regjistruar gati 500 vjedhje të automobilave. Ndërkohë, të dhënat e këtij viti flasin se në territorin e RMV-së, nga janari e deri në shtator janë vjedhur 261 automobila.

Këto të dhënat të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, vërtetohen edhe nga EUROSTA-ti, të cilët thonë se edhe në nivel të shteteve të Bashkimit Evropian, është shënuar rënie e këtij lloji të krimit, shkruan gazeta Koha.


Sipas tyre, në nëntë vitet e fundit të dhënat flasin se për 29 për qind ka më pak vjedhje të automobilave. Nga ana tjetër kjo përqindje në vendin tonë llogaritet të jetë më e vogël për nëntë për qind.

Hulumtimet e EUROSTAT-it, po ashtu tregojnë se nëpunësit policor në BE, gjatë periudhës 2015-2017, mesatarisht në nivel vjetor kanë regjistruar 697 mijë vjedhje të automobilave. Përderisa në periudhën vjetor 2008-2010, siç thuhet në raportin e këtij institucionit të BE-së, vjedhja e automobilave, në nivel vjetor ka qenë 983 mijë vjedhje.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, viteve të kaluara jo rrallë herë janë ballafaquar me këso kriminel. Në shënjestër të hajnave të veturave zakonisht kanë qenë, por edhe vazhdojnë të jenë automobil që kushtojnë shtrenjtë. Sado që mendohet se grupet kriminele veprojnë në mënyrë të organizuar me vjedhjen e automobilave, kjo në praktikë nuk është edhe aq e dëshmuar. Viteve të kaluara disa prej vjedhjeve të automobilave ndodhën në bulevardin “Aradhet Partizane”, në Shkup. Në këto raste hajnat kanë vepruar gjatë kohës kur pronarët e veturave, janë treguar neglizhent dhe i kanë lënë çelësat brenda në vetura, dhe janë larguar me nxitim për të paguar ndonjë faturë në postë, apo për të kryer ndonjë shërbim tjetër në bankë. Lokacione tjera atraktive për vjedhjen e automobilave janë parkingjet publike, respektivisht viktima të këtyre ndodhive shpesh herë janë edhe shtetas të huaj.

Autoritetet policore viteve të kaluar kanë realizuar një varg aksionesh për arrestimin e hajnave të specializuar për vjedhjen e veturave. Disa prej këtyre aksioneve (vitet 2013 dhe 2017) u realizuan në fshatin Gërçec, rrethinë e Shkupit, ku mbetën të arrestuar katër persona, të akuzuar se kanë vjedhur vetura dhe më pas për kthimin e automobilave, në mënyra të ndryshme i kanë shantazhuar pronarët e veturave. Në disa prej rasteve ka pasur edhe kërcënime me jetë që ngjarjet mos të denoncohet në polici. Ndryshe, statistikat e EUROSTAT-it, theksojnë se edhe ne vendet e BE-së, më tepër vidhen vetura luksoze të llojeve të ndryshme./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori