LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qeveria e LSDM-së me vetëdije po rrezikon jetën e qytetarëve

OBRM-PDUKM: Qeveria e LSDM-së me vetëdije po rrezikon jetën e qytetarëve

Qeveria e LSDM-së nuk e zgjidh problemin e ndotjes sepse fitimet dhe bizneset janë përpara shëndetit të qytetarëve. Deponia e “Drislës” ruan mbeturinat që digjen dhe ndotin ajrin në Shkup me grimca kancerogjene, akuzojnë nga partia opozitare OBRM-PDUKM.

“Shkupi është i ndotur nga djegia e koksit me 18% dioksid squfuri dhe tekstile me ngjyra në 8 kompanitë e oligarkëve të Zoran Zaevit dhe Petre Shilegovit.

Nuk u përmbushën premtimet parazgjedhore të Petre Shilegovit dhe Zoran Zaevit kur njoftuan për zgjidhjen e problemit. Petre Shilegov është që tri vite kryetar bashkie, por për ndotjen e ajrit heshtë, për dallim nga zgjedhjet lokale. Shilegov atëherë e theksoi deponinë e Drisla si ndotësin më të madh të ajrit dhe premtoi se do ta mbyllë atë”, thonë nga OBRM-PDUKM.


Nga atje thonë se ndryshe nga atëherë, situata aktuale tregon se qeveria e LSDM-së me vetëdije po rrezikon jetën e qytetarëve. Besimi i tyre në Shilegov është i rrënuar. Premtimet e rreme të Zoran Zaevit dhe Petre Shilegovit nuk mund të besohen më./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori