LAJMI I FUNDIT:

Huawei pret që shitjet e këtij viti të arrijnë në 230 milionë njësi

Huawei pret që shitjet e këtij viti të arrijnë në 230 milionë njësi

Shifrat e Strategy Analytics javën e kaluar vlerësuan se HUAWEI dërgoi 251 milionë telefona inteligjent këtë vit, duke u afruar me Samsung dhe 323 milionët e tyre.

Tani kanë dalur disa informacione kontradiktore pasi sipas një raporti nga Sina, HUAWEI vlerëson “vetëm” 230 milionë telefona të mençur të shitur në total për vitin 2019.

Raporti citon CEO Richard Yu, i cili dyshohet se foli për këto shifra në një takim brenda kompanisë.


Edhe sikur të jetë kështu, HUAWEI arriti të shesë 30 milionë telefona inteligjentë më shumë se sa bëri në vitin 2018.

Kundër të gjitha bllokimeve të rrugëve, ndalimit të SHBA-së dhe luftës tregtare SHBA-Kinë, HUAWEI arriti të konsolidojë pozicionin e dytë në të gjithë botën, ndërsa u përpoq të mbyllte më tej hendekun me Samsung. /Telegrafi/