LAJMI I FUNDIT:

Shkup, në disa shkolla bojkotohet mësimi për shkak të ndotjes së ajrit

Shkup, në disa shkolla bojkotohet mësimi për shkak të ndotjes së ajrit

Nxënësit e disa shkollave të mesme në Shkup sot në mëngjes ka bojkotuar mësimin si revoltë ndaj ndotjes së ajrit e cila po ndodh për disa vite me radhë në vendin tonë.

Në rrjetet sociale ja publikuar edhe fotografi nga shkollat e mesme “Nikolla Karev” dhe “Rade Jovçevski”, ku shikohet se si disa grupe nxënësish kanë dalë në oborrin e shkollës me pankarta kundër ndotjes së ajrit.


Disa nxënës për media theksuan se bojkoti i sotëm mund të rezultojë në sjellje të zvogëluar ose mungesë të pajustifikuar, por thanë se nuk kanë frikë nga frikësimi dhe do ta bojkotojnë atë nëse është e nevojshme./Telegrafi/