LAJMI I FUNDIT:

Në përmbyllje të dekadës Bebe Rexha kujton nisjen e rrugëtimit disa vite më parë: Udhëtim i gjatë, lot djersë e gjak, do ta bëjë përsëri

Në përmbyllje të dekadës Bebe Rexha kujton nisjen e rrugëtimit disa vite më parë: Udhëtim i gjatë, lot djersë e gjak, do ta bëjë përsëri
Bebe Rexha (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

Edhe pak ditë na ndajnë nga përmbyllja e kësaj dekade.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka vendosur të listojë disa nga gjërat që i ndryshuan jetën e saj këtë dekadë.

Ndër të tjerash, ajo përmend periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2019, ku ishte më shumë aktive dhe produktive në muzikë, dhe si rrjedhojë jeta e saj ndryshoi drastikisht.


Bebe Rexha (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Në rrjetin social Instagram, artistja 30-vjeçare publikoi së fundmi një fotografi të bërë në një nga koncertet në fillim të karrierës, krahasuar me një nga ato që bën sot kur karriera e saj është në kulm.

Në përshkrimin e fotografisë, Bebe Rexha bëri të ditur sakrificat që ka kaluar këto vite të fundit, për të arritur ato që ka sot.

Speciale: Vizita e Bebe Rexhës në Shqipëri - Nga iniciativa për të ndihmuar vendin amtar, dëshira për ta vizituar Kosovën e deri te krenaria e një ylli botëror me origjinën e saj
Lexo po ashtu Speciale: Vizita e Bebe Rexhës në Shqipëri - Nga iniciativa për të ndihmuar vendin amtar, dëshira për ta vizituar Kosovën e deri te krenaria e një ylli botëror me origjinën e saj

“(2015-2019) Mesi i dekadës përkundrejt fundit të dekadës. Udhëtim i gjatë. Lotë djersë e gjak. Do ta bëja përsëri. Unë i dua fansat e mi, ju dua shumë të gjithëve. Faleminderit”, shkroi këngëtarja me prejardhje shqiptare.

https://www.instagram.com/p/B6OwR60F87c/

Tutje, ajo publikoi edhe një fotografi nga turneu i saj, të cilin e përmbylli vetëm pak ditë më pare, pas 70 koncerteve shumë të suksesshme në Amerikën e Veriut, me një audience afro 15 mijë në secilin prej tyre.

“Jam rritur shumë në këtë turne të fundit. Kam bërë shumë miq të rinj dhe anëtarë të rinj të familjes. Më ka mësuar si të jem një person më i mirë, si të jesh më i durueshme, dhe më ka bërë të më marrë malli që të bëj turne vetë. Mezi po pres vitin e ri për të ndarë disa lajme emocionuese me të gjithë ju. Ju dua”, ka shkeruar Bebe Rexha në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B6OiCmBFQiE/

Këngëtarja u ka premtuar fansave të saj plot projekte të reja në vitin 2020, ndaj kjo është dhe arsyeja që ajo publikoi në Twitter një status, ku shkruante se mezi pop ret ardhjen e Vitit të Ri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Pas daljes nga Big Brother, Ana ndjek nënën e Kevinit në Instagram

Pas daljes nga Big Brother, Ana ndjek nënën e Kevinit në Instagram

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Magazina

"Thikë pas shpine me shku me tjetrin” - debat mes Gjestit dhe Xhenetës në BBVK

Magazina
Kalo në kategori