LAJMI I FUNDIT:

Speciale: Vizita e Bebe Rexhës në Shqipëri – Nga iniciativa për të ndihmuar vendin amtar, dëshira për ta vizituar Kosovën e deri te krenaria e një ylli botëror me origjinën e saj

Speciale: Vizita e Bebe Rexhës në Shqipëri – Nga iniciativa për të ndihmuar vendin amtar, dëshira për ta vizituar Kosovën e deri te krenaria e një ylli botëror me origjinën e saj
Bebe Rexha gjatë vizitës së saj në Shqipëri (Foto: Telegrafi)

Mëngjesi i 26 nëntorit do të ishte katastrofal për Shqipërinë, e cila në këtë ditë të kobshme u godit nga dy tërmete të fuqishme.

Teksa mbi 50 do të ishte numri i të vdekurve, qindra të tjerë mbetën të lënduar dhe dëmet materiale ishin të shumta.

Gjatë këtyre ditëve tragjedie, përkundër vështirësive dhe gjendjes së rënduar – shqiptarët kanë pasur rastin që të shohin se sa e fortë është lidhja tyre në momente të tilla.

Bleta “Bebe” Rexha, artistja me famë botërore e cila ka krenuar shqiptarët anë e mbanë globit me sukseset e saj, erdhi enkas nga Amerika vetëm për të vizituar shqiptarët për këtë rast.

Ajo ateroi në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas pasditen e së hënës, shoqëruar nga babai i saj, Flamur Rexha.

Bebe Rexha gjatë arritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (Foto: Telegrafi)

Me vete kishte marrë edhe një valixhe plot me ëmbëlsira, të cilat me gjithë dashuri ua dhuroi fëmijëve të vegjël, të cilët u mrekulluan teksa panë para vetes një artiste të madhe.

E buzëqeshur dhe me plot sharmë, Bebe Rexha në momentin e aterimit nuk hezitoi të thotë disa fjalë për rikthimin e saj në shtetin amë.

Telegrafi është gjendur pranë artistes në momentin e zbarkimit, e cila në një prononcim të shkurtër nuk ka hezituar të tregojë emocionet e saj për këtë vizitë – madje nuk i ka kursyer edhe fjalët në gjuhën shqipe.

Në kërkesën që të thotë diçka në shqip, Bebe është shprehur: “Ju dua Shqipëri… Jam krenare se jam shqiptare”.

Bebe Rexha: “Ju dua Shqipëri, jam krenare që jam shqiptare” (Foto: Telegrafi)

Duke qenë kaq pranë Kosovës – shtet ky në të cilin ajo numëron me mijëra fansa, 30-vjeçarja nuk i shpëtoi pyetjes nëse ka ndër mend që ta vizitojë ndonjëherë këtë vend.

“Shpresoj, do të doja shumë. Sapo të kem kohë, kur të përfundoj turneu im, do të kthehem prapë, të sigurohem që shtëpitë janë ndërtuar dhe në fakt jam shumë krenare dhe falënderuese që Kosova na ka dalë në ndihmë shumë. Kjo është diçka shumë e bukur, që i kanë hapur krahët për njerëzit dhe vendin tonë”, ka thënë Bebe Rexha për Telegrafin.

Bebe Rexha me vizitë speciale në Shqipëri, dhjetor 2019 (Foto: Telegrafi)

Tutje, shqiptarja me famë botërore tha se ndjehet keq që u desh të vijë për këtë arsye këtu, duke shpresuar që e ardhmja do ta sjellë për një koncert në koncert në vendin e saj.

“Është me të vërtet e dhimbshme që duhet të vija për këtë arsye por unë gjithmonë e them, unë kam lindur në New York, por zemra ime pompon gjak shqiptari. Kështu që nuk ka rëndësi se çfarë ndodh, unë gjithmonë do të vijë të mbështes vendin”, u shpreh artistja botërore me origjinë shqiptare.

Bebe Rexha: “Kam lindur në New York, por zemra ime pompon gjak shqiptari” (Foto: Telegrafi)

Kështu, ajo mori rrugën drejt disa fshatrave të Shqipërisë, ku pasojat nga tërmetet ishin të shumta.

“Ashtu siç e thash, jam shumë krenare që jam shqiptare dhe jam shumë e lumtur që mund të ndihmoj një familje tjetër dhe kjo është shtëpia e dytë që do ta rindërtojmë dhe siç e thashë është fatkeqësi ajo se çfarë ndodhi në Shqipëri. Ne jemi shumë të fortë dhe jam krenare që po mundem të ndihmoj njerëzit e Shqipërisë, dhe dua të them vetëm edhe diçka: Për të gjithë shqiptarët kudo në botë, kjo është një shans për të ndihmuar popullin tuaj, të dhuroni, të ndihmoni njerëzit tanë, që të rindërtojnë jetën e tyre, t’ju bëjmë një jetë më të mirë dhe se çdo gjë sado e vogël ndihmon kështu që faleminderit shumë dhe Zoti i bekoftë shqiptarët”, përfundoi artistja shqiptare me nam ndërkombëtar.

Duke bashkëndier dhimbjen me popullin e saj, që po kalon momente të vështira pas kësaj katastrofe natyrore, Bebe Rexha premtoi se do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar bashkëkombësit e saj.

Teksa vizitoi më të vegjlit, shkëlqimi i të cilëve vërehej në sy kur para kishin një artiste ndërkombëtare – kjo e fundit u kujdes që ëmbëlsirat e marra enkas nga shtëpia e saj, t’ua shpërndante atyre me plot emocion.

Bebe Rexha i gëzoi me ëmbëlsira fëmijët gjatë vizitës së saj në Shqipëri (Foto: Telegrafi)

Ajo nuk ishte e vetme në këtë rrugëtim, pasi u përcjell nga i pari i shtetit, Ilir Meta, dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila e priti që në aterimin e saj këngëtaren me të cilën krenohet mbarë Shqiptaria.

“Faleminderit Bebe për këtë solidaritet, për këtë krenari që ndjen që je shqiptare dhe për faktin që je me ne në këto momente jashtëzakonisht të vështira, momente nga të cilat ne mund të themi që nuk i kemi përjetuar prej shumë kohësh. Vetëm nëpërmjet këtij solidarioteti jemi të bindur që do t’i përballojmë dhe do të ndihmojmë këto familej që sot janë në kushtet më të vështira, por që nuk janë pa shpresa”, ka thënë Ilir Meta teksa iu drejtua artistes me plot falënderime.

Në rrugëtimin e saj në Shqipëri, Bebe Rexha u shoqëruar nga Presidenti Ilir Meta (Foto: Telegrafi)

Teksa do të udhëtoj sërish për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vazhduar punën e saj, artistja me origjinë shqiptare duket se do ta ketë kokën të kthyer nga shteti i saj amë – shtet ky nga i cili merr dashurinë më të madhe për artin që ajo bënë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori