Pak kohë pasi partitë u morën vesh për zgjedhje të parakohshme në prill të vitit të ardhshëm, institucionet përgatiten për punësime të shumta. Analistët vlerësojnë se kjo dukuri është për vite të tëra, mendim të ngjashëm kanë edhe opozita.
Vazhdon trendi dhe përgatitja e punësimeve nëpër ministri, institucione shtetërore , komuna dhe ndërmarrje pikërisht në periudhën afër zgjedhjeve të përkohshme parlamentare. Dhjetëra konkurse për qindra vende të reja pune veç më janë hapur, ndërkohë që shumë shpallje tjera janë në përgatitje e sipër.
Vetëm gjatë këtij muaji janë publikuar shpallje për 12 persona në Ministrinë e Kulturës, 6 në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, 23 persona në Kadastrën e Patundshmërisë, 6 persona në NP për Mirëmbajtjen e rrugëve , 5 persona në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, 13 në Komunën Gjorçe Petrov, 35 persona në Administratën e të ardhurave publike… Ndërkaq muajin e kaluar ishin publikuar shpallje për punë në Ministrin e Ekonomisë, Ministrin e Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Infrastrukturën hekurudhore, Qendrën për menaxhim të krizës…për të cilat kishte reagime të qytetarëve se bëhen për shkak zgjedhjeve te parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen në prill të vitit të ardhshëm.
Politologu Xhenis Sulimani për gazetën KOHA tha se për sa kohë që administrata jonë nuk punëson në mënyrë elektronike, çdo punësim, pavarësisht kur shpallet konkursi, para ose pas zgjedhjeve është me qëllim të përfitimit të partisë, me qëllim mbajtjen e elektoratit peng për një votim plus. Sipas tij vetëm qasja elektronike nuk jep hapësirë për intervenime partiake. “Derisa nuk ndodhë punësimi në mënyrë elektronike ne do të vazhdojmë të kemi administratë të dobët sepse çdo administratë që punon me diktat partiak është apolitik. Për faktin se politika është gjithëpërfshirëse. Maqedonisë i duhet administratë politike dhe jo partiake. Pothuajse në çdo raport të BE-së apo studim është dëshmuar partizimi i administratës tonë dhe si pasojë kanë rrjedhur sugjerime për departizim të administratës”, shpjegoi Sulimani.
Sulimani shtoi se ky fenomen negativ është i pranishëm edhe në instanca më të larta, si gjyqësor ku jemi dëshmitar të vjetërsimit të lëndëve të ish funksionarëve nga qeverisja e kaluar. Dhe kjo siç potencoi edhe ai nuk është e rastësishme sepse nga përgjimet mësuam se punësimet e gjykatësve bëhen me “button” partiak. Përderisa pozita hedh poshtë reagimet në opinion se punësimet bëhet për sigurimin e votave për zgjedhjet parlamentare, opozita mendon të kundërtën. Kryetari i Rinisë së Aleancës për Shqiptarë, Omer Ajdini, për gazetën KOHA thekson se qëllimi i partive është që nëpërmjet punësimit të sigurojnë vota, duke kushtëzuar në këtë mënyrë të rinjtë. Sipas tij nuk ka transparencë, por konkurset kryhet vetëm për të justifikuar punësimet partiake të cilat kryhen dhe jo për të zgjedhur kuadro cilësor dhe potencial për një punë të caktuar.
“Nuk ka dyshim se këtë e bëjnë për vota me qenë se nëpërmjet platformës nuk mund ti arrijnë votat. E keqja më e madhe që po instalon ky sistem nuk është që po i vjedh parat sepse ata mund të kompensohem, por instalimi i mendësisë duke parë punësimin si një favor që na bën shteti për të cilën ne detyrohemi të votojmë. Kjo dukuri është mjaft rëndë që të luftohet, sepse nuk duhet të luftohet që vetëm ky sistem të shkojë në opozitë por të luftohet edhe mentaliteti i njerëzve të cilin e ka etabluar kjo politikë”, shtoi Ajdini.
Mes të tjerash Ajdini shtoi se ardhmëria e ndritur të cilën e synojmë nuk duhet të shitet për një vend të punës, ku je i nënshtruar dhe nuk mund të avancohesh. Rinia tashmë nuk është e izoluar ka dhe opsione të tjera për punë por ne duhet që ta ngrenë zërin për një të ardhme dhe jetë më cilësore, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. Punësimet në bazë partiake i konfirmojnë edhe analistët, sipas analistit Xhenur Iseni ky fenomen i punësimit ka qenë prezent dhe do të mbetet për një kohë të gjatë. Iseni për gazetën KOHA theksoi se fatkeqësisht kjo dukuri ka rezultuar si e suksesshme te partitë politike gjatë kohës kur ata kanë qenë në pushtet. “Padyshim që praktika e punësimit të qytetarëve në prag të zgjedhjeve është mjaft e pranishme, veçanërisht në strukturat politike, megjithëse kjo është e ndaluar me ligj, por llogaritjet bëhen për të mbledhur vota përmes punësimit. Ata qëllimisht punësimet nuk i bëjnë ne fillim të mandatit sepse memoria e votuesit e vlerëson vetëm atë që është aktuale e momentale, andaj e kanë aktualizuar tani punësimet nëpër disa institucione”, tha Iseni.
Sipas tij kësi lloj premtimesh dhe mbledhje votash do të ketë deri sa numri i papunësisë të jetë i madh dhe ekonomia e shtetit të jetë e varfër. Në bazë të dispozitave ligjore, pas shpalljes së zgjedhjeve apo dekretimit të tyre, punësime lejohen të bëhen vetëm në ato institucione që kanë nevojë të patjetërsueshme për funksionimin e tyre normal dhe të papenguar. Punësimet tjera llogariten si të paligjshme dhe pas përfundimit të zgjedhjeve ka ndodhur që personat e tillë të largohen puna apo të zëvendësohen me kuadro të partive tjera.(koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje