LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Nëse nuk arrihet koalicioni me LVV-në, shkojmë në opozitë

Mustafa: Nëse nuk arrihet koalicioni me LVV-në, shkojmë në opozitë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nëse koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosjen nuk arrihet, LDK do të shkojë në opozitë.

Këto komente Mustafa i bëri pas mbledhjes se Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.


“Ne nuk pranojmë asnjë mandat nga presidenti, nuk kemi opsion B. Nëse nuk arrihet marrëveshja me LVV-në, ne shkojmë në opozitë”, ka thënë ai.

Mustafa ka thënë se do t’i vazhdojnë takimet me LVV-në, drejt arritjes së një koalicioni qeverisës, ai ka thënë se me LVV-në, janë të interesuar të krijojnë një koalicion të qëndrueshëm, transmeton Telegrafi.

I pari i LDK-së, ka thënë se çështja e presidentit nuk duhet t’i bllokojë bisedimet me LVV-në.

LDK nuk heq dorë nga posti i presidentit - Mustafa thotë se për të partia e tij do t'ia japë edhe një ministri më shumë LVV-së
Lexo po ashtu LDK nuk heq dorë nga posti i presidentit - Mustafa thotë se për të partia e tij do t'ia japë edhe një ministri më shumë LVV-së

“Ne do të vazhdojmë t’i përgjigjemi ftesës së LVV-së, për takimet e ardhshme, vlerësojmë se në qoftë se do të ketë vullnet, mirëbesim, çështja e marrëveshjes mund të arrihet. Parimi që u tha në Këshill është se pjesë e marrëveshjes duhet të jenë të gjitha pozita, të cilat do të sfidohet ky koalicion qeverisës gjatë 4 viteve. Nuk duhet të kemi koalicioni i cili sfidohet qoftë nga zgjedhje e presidentit apo tjera”, deklaroi Mustafa./Telegrafi/