LAJMI I FUNDIT:

Rakiq: Lista Serbe nuk do të pengojë formimin e institucioneve të Kosovës

Rakiq: Lista Serbe nuk do të pengojë formimin e institucioneve të Kosovës

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se partia e tij është gjithmonë për dialog dhe se ajo kurrë nuk ishte as nuk do të jetë pengesë për formimin e institucioneve të Kosovës.

Ai tha për mediat serbe se vetëm përmes bisedimeve mund të kontribuohet për paqen dhe përparimin e shoqërisë dhe të gjitha komuniteteve në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Rakiq theksoi se “Lista Serbe kërkon respektin maksimal, të ndalohet diskriminimi ndaj serbëve dhe përfaqësuesit e zgjedhur legjitimë të trajtohen si partnerë të barabartë”.


Kreu i Listës Serbe i bëri këto komente lidhur me deklaratën e liderit të Vetëvendosjes dhe kandidatit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, se ai do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe do të diskutojë me ta për përmbushjen e detyrimit kushtetues – dhënien e ministrisë një anëtari të komunitetit serb. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori