Kjo është historia e panjohur të Namik Lucit, inxhinjerit nga Peja, i cili i detyruar nga shtypja e represioni i regjimit titist në Kosovë, në vitin 1961, ndërpreu studimet universitare për Kimi Industriale në Tuzlla të Bosnjës dhe kthehet në Pejë, për t’u arratisur më pas drejt Shqipërisë.
Diplomimi në Universitetin e Tiranës dhe karriera e shkëlqyer si inxhinier kimist në të gjitha veprat e pesëvjeçarëve dhe më pas në Uzinën e Superfosfatit të Laçit ku ai dhe u arrestua në vitin 1984 dhe u dënua 18 vite burg politik, duke u akuzuar se së bashku me disa bashkëpatriotë të tij me origjinë nga Kosova, do t’i bënin atentat Enver Hoxhës gjatë vizitës së tij në Krujë për inagurimin e Muzeut të Skënderbeut.
Ngjarjet e pranverës së vitit 1981 kur rinia studentore, inteligjencia dhe mbarë populli i Kosovës u ngritën në protesta, revolta dhe demonstrata masive kundër dhunës e shtypjes së egër që po ushtronte regjimi titist i Beogradit ndaj tyre, patën një jehonë të madhe në mbarë opinionin botëror, si dhe në kancelaritë e Perëndimit, të cilat jo vetëm që ngritën zërin në mbrojtje të asaj popullsie martire, por e detyruan Beogradin zyrtar që të tërhiqte nga Kosova makinerinë e saj të luftës, që ishte angazhuar atje me gjithë arsenalin e saj.
Por, ndërsa ndaj popullsisë së pambrojtur kosovare, u rreshtua pothuaj e gjithë diplomacia ndërkombëtare, Shqipëria komuniste e asaj kohe, paradoksalisht, nuk bëri atë që duhej, kishte mundësi dhe i takonte të bënte. Edhe pse regjimi komunist i Tiranës, në dukje, u ngrit në mbrojtje të së drejtave të popullsisë kosovare, Enver Hoxha dhe rrethi i tij i ngushtë i udhëheqjes komuniste të asaj kohe, në parim ishin kundër statusit të republikës që kërkonte Kosova. Kjo, për faktin se ata kishin frikë dhe i druheshin formimit të një shteti tjetër shqiptar në Ballkan, pasi duke fituar Kosova statusin e Republikës, imazhi dhe përfitimet e Shqipërisë do të binin ndjeshëm, pasi Perëndimi dhe gjithë shtetet e tjera të zhvilluara do të kthenin sytë nga Kosova.
Dhe kështu, izolimi ku e kishin futur ata Shqipërinë, do shtohej edhe me tepër. Nisur nga kjo, pikërisht pak muaj pas demonstratave studentore të pranverës së vitit 1981, regjimi komunist i Tiranës, nisi një fushatë të shfrenuar arrestimesh, burgosjesh dhe internimesh, të “emigrantëve” kosovarë (siç i cilësonte ai regjim kosovarët e ardhur në Shqipëri), me qëllim që të ulte në sytë e shqiptarëve, imazhin e kosovarëve, duke i etiketuar ata si spiunë të UDB-së, agjentë të Perëndimit, e gjithfarë shpifjesh të tjera.
Në kuadrin e kësaj fushate e cila u shtri në të gjitha ato qytete ku kishte “emigrantë” kosovarë, në vitin 1984, u arrestua edhe inxhinieri teknolog i talentuar i industrisë kimike në Shqipëri, Naik Luci. Bashkë me Namikun, i cili prej vitesh punonte dhe banonte familjarisht në qytetin e Laçit, në qelitë e ftohta të Sigurimit përfunduan edhe Selim Kelmendi, Estref Kelmendi, Shefqet Kelmendi, etj., ndaj të cilëve Sigurimi i Shtetit kishte montuar një nga akuzat më absurde dhe më të tmerrshme, “Atentat ndaj udhëheqësit kryesorë të Partisë dhe të Popullit”.
Sipas hetuesit te Degës së Punëve të Brendëshme të Krujës, Nexhat Selimi, i cili ishte dhe ideatori dhe formuluesi i akt-akuzës ndaj atij “grupi tepër të rrezikshëm armiqësor”, “grupi i kosovarëve”, do kryente atentatin në Muzeun e Krujës, ku udheheqësi kryesor (Enver Hoxha) do të shkonte për të bërë inagurimin e tij. Dhe si përfundim, “grupi armiqësor” i kosovarëve, fillimisht u dënuan me vdekje, dhe më pas “me zemërgjerësinë” e Partisë, dënimet e tyre zbritën: nga 25 vjet për “krerët e grupit” deri në 18 vjet, për Namik Lucin.
Të gjitha këto ngjarje janë hedhur në një libër nga shokët dhe miqtë e afërt të Namik Lucit, i cili është përgatitur nga bashkëshortja e tij, Leno Luci, dhe Esat Myftari, (një nga shokët dhe njerzit më të afërt të Namikut që nga bankat e shkollës fillore të Pejës), ku më së shumti flitet për inxhinierin e famshëm teknolog të industrisë kimike, i cili u nda nga jeta më 7 mars të vitit 1998, atë ditë që në të gjithë Shqipërinë u zhvilluan tubime paqësore në mbështetje të Kosovës. /Memorie.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohen tetë efektivë policie në Rinas: AMP ekzekuton masat, nën akuzë për shpërdorim detyre dhe korrupsion
Karta SIM për banor – shqiptarët të parët në Evropë, në 2023 kompanitë fituan 370 milionë euro
Analistët ndërkombëtar: Kosova të rimendojë strategjinë, aleatët kryesor të saj tani po mbajnë qëndrim më neutral
Analistët ndërkombëtar: Kosova të rimendojë strategjinë, aleatët kryesor të saj tani po mbajnë qëndrim më neutral
Geci: Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan, kemi hetuar se nga po vijnë financat e Radojciqit e Veselinoviqit
Miratohet Plani Regullativ për lagjen Kalabria, Rama: Ditë e madhe për Prishtinën
Karta SIM për banor - shqiptarët të parët në Evropë, në 2023 kompanitë fituan 370 milionë euro
Publikimi i bisedës mes Kusarit dhe Radoiçiqit, Kastrati i PDK-së: Me çiftin e Mimozës koalicion a, unë kurrë jo!
Geci: LVV dhe PDK janë një brum
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United