LAJMI I FUNDIT:

Punimet për ndërtimin e Spitalit Pediatrik Kirurgjik janë në fazën finale

Punimet për ndërtimin e Spitalit Pediatrik Kirurgjik janë në fazën finale

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë vizituar hapësirat në të cilat janë duke u kryer punimet finale për ndërtimin e Spitalit Kirurgjik Pediatrik.

Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, theksoi, se ky objekt do të jetë modern me infrastrukturë përcjellëse.

Sejdiu njoftoi se ky objekt do të bëjë që të rritet kualiteti i shërbimeve, fillimisht atyre të kirurgjisë pediatrike, pastaj neonatologjisë dhe emergjencës pediatrike, kurse do t’i ketë edhe pajisjet më moderne, që janë fjala e fundit e teknologjisë.


Ndërkaq, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismali deklaroi se në bazë të intensitetit të punimeve, ato pritet të përfundojnë në gjysmën e vitit tjetër.

Duke folur për kapacitetet që ka ky institucion, ai bëri të ditur se objekti ka rreth 10 mijë metra katrorë, kapacitet për 100 shtretër dhe pajisje bashkëkohore për shërbime profesionale ndaj fëmijëve.

Sipas tij, për zbatimin e këtij projekti kishte shumë probleme dhe punimet nuk kishin filluar me kohë, edhe pse donatori dhuroi paratë, kurse tashmë ndërtimi i objektit është në fazën finale.

Projekt menaxheri i projektit nga kompania “Mabetex”, potencoi se punimet tashmë janë në fazën finale dhe po punohet për ndërtimin e servis-blloqeve që do të shërbejnë për funksionimin spitali, kurse sipas tij, punimet janë kryer me kualitet shumë të lartë.

Projekti për ndërtimin e Spitalit Pediatrik Kirurgjik, është financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ka kushtuar 20 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori