LAJMI I FUNDIT:

Ditë të mira për KB Pejën, ‘Elkos Group-Etc’ do ta sponsorizojë klubin

Ditë të mira për KB Pejën, ‘Elkos Group-Etc’ do ta sponsorizojë klubin

KB Peja pas rikthimit në Suprligën e basketbollit, po vazhdon të mbëtshtet fuqishëm nga komuniteti i biznesit.

Klubi pejan ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me kompaninë ‘Elkos Group-Etc’ që udhëhiqet nga biznesmeni i njohur kosovar Ramiz Kelmendi, i cili do ta mbështet klubin duke u bazuar në Ligjin për Sponsorizimin të Sportit të Republikës së Kosovës.

Lajmin për mbështetjen dhe kontratën është konfirmuar nga të dyja palët.


KB Peja
Lexo po ashtu KB Peja

Njoftimi i plotë i shkruan nga Ramiz Kelmedi: “Të dashur miq, Bazuar në Ligjin për Sponsorizimin e Sportit të Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë t’ju njoftojë se sot kemi nënshkruar Marrëveshje Sponsorizimi një vjeçare me Klubin e Basketbollit ‘PEJA’”.

“Me përfaqësues të KB ‘Peja’, në praninë e punonjësit të vyer sportiv, zv/Ministrit në detyrë Fatmir Gashi, jemi dakorduar që Kompania ‘ELKOS Group-Etc’ dhe KB ‘Peja’ të rrugëtojnë bashkërisht në shtigje të gjata drejt suksesit dhe rikthimit të namit të qytetit të Pejës, Peja – Qytet i basketbollit!”, shkruan Ramiz Kelmendi.

Në anën tjetër me falënderimet më të mëdha për Kelmendin dhe ‘Elkos Group-Etc’, ka reaguar edhe KB ‘Peja’.

Postimi i plotë: “Gjiganti ELKOS Group ne krye me z. Ramiz Kelmendin dhe Egzon Kelmendin dhe brendet e tij i bashkohen KB Pejës”.

“Kompania e mirënjohur ELKOS Group i është bashkuar klubit tonë si sponzor dhe ka shprehur vullnetin të kontribuojë në klubin e qytetin”.

“Kontributi i ELKOS Group do jetë një ndër bukuritë e hershme të këtij sezoni. Ky “përforcim” është më se i nevojshëm për ne si klub dhe në sport ne përgjithësi. ELKOS Group nuk ka hezituar të investojë dhe suportoj klubin e basketbollit siç nuk ka ka hezituar edhe me Kampionen e qytetit Majlinda Kelmendi e shumë e shumë klube dhe sportist tjerë”.

“ELKOS Group tashmë ka ndarë buxhetin për klubin dhe besojmë se me kontribute të tilla, suksesi dhe përparimi i klubit do jetë shumë më i madh në vitet në vazhdim”.

“Faleminderit ELKOS Group, ndjehemi të privilegjuar dhe krenar me juve në klub. – Përpara Pejë #ZemraRrehMeTy , shkruan në reagimin e KB ‘Peja’.

Peja është një nga pretendentët për tu futur në play-off, nga ku do ta kërkojë edhe titullin e kampionit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

La Liga
Dy gjigantë evropianë kanë refuzuar Joshua Kimmichin

Dy gjigantë evropianë kanë refuzuar Joshua Kimmichin

Bundesliga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

Ndërkombëtare
Kalo në kategori