LAJMI I FUNDIT:

Reagimet e Theron dhe Lopez pas nominimeve për SAG, bëhen hit në internet

Reagimet e Theron dhe Lopez pas nominimeve për SAG, bëhen hit në internet
Charlize Theron, Jennifer Lopez (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Charlize Theron dhe Jennifer Lopez janë nominuar për çmimet prestigjioze Screen Actors Guild (SAG), ndërsa reagimet e tyre kanë bërë bujë në opinion.

“Duket se jam gëzuar së tepërmi për nominimet e sivjetme për çmimet SAG për rolin në filmin ‘Bombshell’. Urime të gjithë njerëzve të mrekullueshëm. Jam pa masë falënderuese që këtë rrugëtim e kam kaluar me ju”, është përshkrimi i një postimi të Theron, të cilin e ka publikuar në Instagram.


Ajo kishte mësuar për nominimin e saj teksa ndodhej në krevat, ndërsa reagimi i saj ishte fantastik, aq sa i ka mahnitur edhe koleget, në mesin e të cilave ndodhet edhe Nicole Kidman.

Me nominimin e saj është mahnitur edhe Jennifer Lopez, e cila ishte përplot emocione, saqë nuk ka arritur t’i mbajë as lotët. Nominim e saj të parë për SAG, ajo e ka marrë falë rolit në filmin “Hustlers”.

“Faleminderit të gjithëve. Kam ndjenjën sikur tashmë kam fituar. Faleminderit SAG Awards. Shihemi atje”, ka thënë J.Lo, e cila i ka falënderuar në radhë të parë kolegët që e kanë vlerësuar talentin e saj. /Telegrafi/