LAJMI I FUNDIT:

Kia ka krijuar një logo të re, së shpejti mund ta përdorë në modelet e reja

Kia ka krijuar një logo të re, së shpejti mund ta përdorë në modelet e reja

Më në fund, e ka larguar rrethin e pakëndshëm me diçka më të pëlqyeshme

Logot janë shumë të rëndësishëm për një prodhues të makinave, andaj nuk ndryshohen shpesh, transmeton Telegrafi.


Volkswagen e ka bërë një ndryshim shumë të vogël në logon historike, në mënyrë që të përshtatet me kohën dhe të duket më modern, megjithëse ndryshimi është vështirë të vërehet.

Derisa rrethi oval, me ngjyrë të zezë që e përdorte Kia, nuk ishte aq i pëlqyeshëm, ky prodhues korean vazhdonte ta përdore edhe pse ngjante shumë me logon e Ford.

Por, kësaj duket se i ka ardhur fundi, meqë Kia ka aplikuar për regjistrimin e logos së re, që duket shumë më e thjeshtë dhe atraktive.

Shkronjat e logos së re, që janë shfaqur në dokumentin për licencë, janë të njëjta me ato që janë parë në Kia Imagine që u prezantua në Geneva Motor Show. Vetëm se, në atë veturë, logoja ishte me ngjyrë të bardhë.

Duket se gjithçka është gati me këtë logo, që së shpejti mund ta përdorë në modelet e reja, që i sjellë në të ardhmen.

Gjatë kalimit të kohës, Kia është bërë shumë më sportive dhe moderne, andaj kjo besohet se do të bartet edhe në logo, bashkë me ndryshimet tjera të mira. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Auto
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Auto
Po, edhe kjo është Škoda

Po, edhe kjo është Škoda

Auto
Toyota planifikon prodhimin e një SUV-je ultra-luksoze për të rivalizuar Rolls-Royce Cullinan

Toyota planifikon prodhimin e një SUV-je ultra-luksoze për të rivalizuar Rolls-Royce Cullinan

Auto
Prodhuesi që do t’i japë fund karikimit të ngadaltë të makinave elektrike, prezanton baterinë që rimbushet për gjashtë minuta

Prodhuesi që do t’i japë fund karikimit të ngadaltë të makinave elektrike, prezanton baterinë që rimbushet për gjashtë minuta

Auto
Kalo në kategori