Punësimi dhe integrimi në tregun e punës të personave me aftësi të kufizuara mbetet njëra prej sfidave për shoqërinë në Kosovë.
Aldi Hoxha punën e re po e bën me shumë dashuri dhe përkushtim.
Shkon në punë në mëngjes dhe kalon shumë mirë me kolegët e tij.
Ka një kromozom më tepër, por kjo nuk e ka ndaluar të bëj punën që gjithmonë e ka dashur.
Është ky Aldi Hoxha nga Gjakova, i cili është punësuar në trafikun urban të kryeqytetit.
Ai ka thënë që puna e re po i pëlqen shumë dhe nuk po i duket e vështirë.
“Puna nuk është e vështirë. Përkundrazi është shumë e lehtë. Me shokë dhe kolegë jemi të barabartë”, deklaron për RTV Dukagjinin, Aldi Hoxha.
Aldi ka filluar punën me dy dhjetor dhe mban evidencën në hyrje-dalje të ndërmarrjes gjatë orarit të rregullt.
“Punën në Trafikun Urban e kam filluar më 2 dhjetor. Veturat që hyjnë në stacion, vozitësve ua marr letërnjoftimin dhe u shënoj Emrin Mbiemrin dhe numrin personal si dhe datën e hyrjes”, tregon më tej Aldi Hoxha.
Valdet Kacanolli,ng a Trafiku Urban ka thënë që Aldi është shumë i përkushtuar në punën që po e bën, dhe se të gjitha institucionet duhet të punësojnë persona me Sindromën Down.
“Aldi ka filluar punën me 2 dhjetor në Trafikun Urban. Ai mban evidencën e hyrje daljeve në Trafikun Urban. Përkrahja e dhe ofrimi i mundësive të këtyre kategorive është detyrim ligjor për secilin institucion. Trafiku Urban është ndërmarrja e parë publike që ka bërë punësimin e një personi nga këto kategori. U bëj thirrje çdo institucioni që t’iu ofrojë mundësi punësimi këtyre personave. Aldi është treguar shumë i mençur dhe shumë social. Ne çdo ditë pimë kafe bashkë në kohë të pauzës”, thotë Kaçanolli nga Trafiku Urban.
Aldi ka thënë se do të punojë shumë, dhe me buzëqeshje po vazhdonte punën e tij./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'