LAJMI I FUNDIT:

Pozhegu Brothers nënshkruan kontratën e parë për sponsorizim

Pozhegu Brothers nënshkruan kontratën e parë për sponsorizim

Pozhegu Brothers nënshkruan kontratën e parë për sponsorizim të sportit – futsal

Lojtarët dhe stafi teknik i ekipit të futsalit FC FidaCom do ta kenë më të lehtë mbajtjen e aktiviteteve të tyre, meqë prej javës së kaluar kanë përkrahjen financiare të Pozhegu Brothers.


Pas miratimit të ligjit për sponsorizime Pozhegu Brothers menjëherë ka bërë hapat e nevojshëm për t’u vënë në ndihmë të sportit kosovar.

Ne jemi të gëzuar për miratimin e këtij ligji, sepse kështu na mundësohet që të ndihmojmë sportin, ku ne si popull kemi treguar suksese të nivelit botëror, ka thënë Qemajl Pozhegu drejtor i
kompanisë Pozhegu Brothers.

Kjo kompani që njihet si një ndër kompanitë më të besueshme në fushën e ndërtimit edhe më herët ka dhënë kontributin e vet në fushën e përgjegjësisë sociale, duke përkrahur projekte të
ndryshme të komunitetit.

Me rastin e nënshkrimit të kontratës së sponsorizimit në mes Pozhegu Brothers dhe FC FidaCom, këta të fundit u shprehën falenderues për përkrahjen, ndërsa nga Pozhegu Brothers morrën urime për suksese të mëtutjeshme.

Ne do të përpiqemi që në vazhdimësi të jemi në përkrahje të sportit, në mënyrë që të rinjtë të kenë kushte sa më të mira për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë model në shoqëri, tha në fund
Pozhegu, kur po merrte si dhuratë fanellën me logon e kompanisë së tij.

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori