LAJMI I FUNDIT:

Raportet NATO-Rusi po degradohen çdo ditë e më shumë, thotë ministri rus Sergei Shoigu

Raportet NATO-Rusi po degradohen çdo ditë e më shumë, thotë ministri rus Sergei Shoigu

Ministri rus i Mrojtjes, Sergei Shoigu ka thënë që marrëdhëniet midis Moskës dhe NATO-s “jo vetëm që janë ndalur por po degradohen çdo ditë”, duke thënë se ky përkeqësim filloi “rreth pesë vjet më parë”.

Shoigu ishte duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me marrëdhëniet aktualisht të ashpra të Moskës me aleancën ushtarake transatlantike në emisionin e fundjavës Rossiya 1 më 8 dhjetor, transmeton Telegrafi.


“Rreth pesë vjet më parë, ne patëm një bashkëpunim mjaft aktiv në Bruksel. Kishim përfaqësuesin tonë atje”, tha Shoigu. “Sot partnerët tanë po tërhiqen nga gjithnjë e më shumë marrëveshje, qartë së bashku me amerikanët. Dhe hapësira e sigurisë po bëhet gjithnjë e më e ngushtë”, tha Shoigu.

As TASS-i dhe as raporti i Interfax-it nuk kanë cituar Shoigun të ketë përmendur ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë në vitin 2014, si shkaktar për përkeqësimin e marrëdhënieve Rusi-NATO.

Udhëheqësit e NATO-s këtë javë u zotuan në angazhimin e tyre për klauzolën e mbrojtjes së ndërsjelltë të aleancës 29-anëtarëshe ndërsa emëruan Rusinë një “kërcënim” të sigurisë në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas një samiti të 70 vjetorit në Londër.

Ata gjithashtu thanë se “veprimet agresive të Rusisë përbëjnë një kërcënim për sigurinë euro-atlantike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori