LAJMI I FUNDIT:

Erdogan u bëri thirrje vendeve islame të ndihmojnë Shqipërinë: Është detyra jonë të shqetësohemi për vëllezërit tanë

Erdogan u bëri thirrje vendeve islame të ndihmojnë Shqipërinë: Është detyra jonë të shqetësohemi për vëllezërit tanë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje vendeve islame që të kontribuojnë për shërimin sa më të shpejt të plagëve nga tërmeti në Shqipëri.

Erdogan në fjalimin e tij të mbajtur në Konferencën e Investimeve të Sektorit Publik dhe Privat të Bashkëpunimit Islam të Nivelit të Lartë të mbajtur në Stamboll tërhoqi vëmendjen që 21 për qind e popullatës së vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam, gjegjësisht 350 milionë njerëz, përpiqen të mbijetojnë në kushte të skamjes ekstreme.

“Hendeku i të ardhurave midis vendit më të pasur islamik dhe i atij më të varfër është mbi 200 herë. Nëse myslimanët japin zekatin [që është njëra prej 5 kushteve të Islamit me të cilin myslimanët detyrohet të japin 1/40 pjesë të mallrave apo të parave çdo vit], atëherë në vendet islame nuk do të mbetet njeri i varfër”, tha Erdogan.


Duke vënë në dukje se treguesit e makroekonomisë dhe themelet e ekonomisë turke janë mjaftë të forta, ai tha se Turqia është në krye të vendeve më të përgatitura ndaj luftërave tregtare dhe dallgëzimeve në tregjet financiare.

Rama bën thirrje për ndihmë pas takimit me Erdoganin: Allahu i do më shumë ata që janë të dobishëm
Lexo po ashtu Rama bën thirrje për ndihmë pas takimit me Erdoganin: Allahu i do më shumë ata që janë të dobishëm

Kreu i shtetit turk shtoi se ata kanë siguruar mbështetjen e nevojshme shpirtërore dhe materiale për të bërë atë që është e mundshme për të rritur investimet e drejtpërdrejta në Turqi.

Presidenti Erdogan deklaroi se ata tregojnë ndjeshmëri të madhe për të parandaluar tensionet politike me disa vende në kontekstin e zhvillimeve rajonale dhe që ato të ndikojnë negativisht në bashkëpunimin tregtar.

Erdogan theksoi se, “është detyra jonë kryesore të shqetësohemi për vëllezërit dhe motrat tanë kudo që janë në botë”, ndërsa shtoi se ai ka urdhëruar ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit për të filluar me punime për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri, e cila më 26 nëntor u trondit nga një tërmet i fuqisë 6.4 ballë.

Ai deklaroi se kushtet financiare dhe historike të domosdoshme për rritjen ekonomike dhe mirëqenien e vendeve islamike janë shumë të favorshme dhe tha se, “prej jush kërkoj që ta mbështesni me të gjitha mjetet e mundshme Shqipërinë që t’i shëroj shpejt plagët nga tërmeti”. /TRT/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori