LAJMI I FUNDIT:

Tayna publikon këngën e re “Sorry”

Tayna publikon këngën e re “Sorry”
Foto: Tayna/Instagram

Reperja Tayna ka befasuar fansat me publikimin e këngës së saj të re pa paralajmërim.

“Sorry” titullohet kënga e re e reperes, e cila është e zhanrit R&B dhe hip-hop.

Kënga është realizuar nga Cricket, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Tayna ashtu si në çdo këngë tjetër të saj.


https://www.instagram.com/p/B5OJmwtAbCA/

“Sorry” është publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio me tekst, gjersa reperja nuk ka bërë të ditur nëse planifikon t’ia realizojë edhe klipin.

Kjo këngë i pason hitit “Sicko” të cilën ajo e publikoi muaj më parë.

Tayna vazhdon të jetë aktive edhe me mbrëmje muzikore të shumta, ku gjithmonë pritet mirë nga publiku shqiptar. /Telegrafi/