LAJMI I FUNDIT:

Hajnat tentuan të arratisen me një furgon – publikohen detaje të reja dhe pamjet e të shtënave nga ngjarja me katër të vdekur në Florida

Hajnat tentuan të arratisen me një furgon – publikohen detaje të reja dhe pamjet e të shtënave nga ngjarja me katër të vdekur në Florida

Një shofer i një furgoni i cili u mor peng, një kalimtar dhe dy hajdutë të argjendarisë janë vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë pas një tentim-vjedhje bizhuterish dhe ndjekje me shpejtësi të lartë në rrugët e Floridës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një punonjëse femër në dyqanin e argjendarisë u godit gjithashtu në kokë nga një plumb i një personi të armatosur. Ajo raportohet se ishte në gjendje të qëndrueshme.


Pasi pronari i dyqanit të argjendarisë nxori armën e tij dhe hapi zjarr mbi ta, të dy kriminelët e dëshpëruar u larguan nga dyqani me një furgon, të cilin ata e braktisën një milje larg.

Duke kërkuar ndonjë arratisje, hajdutët rrëmbyen një tjetër furgon dhe morën peng Ordonez ndërsa ata detyruan policinë për një ndjekje me shpejtësi të lartë përmes trafikut të rreptë të Miami.

Policia thotë se dy hajnat tentuan të vidhnin diamantet në dyqanin e Regent Jeweler’s në Miracle Mile.

Pasi kanë tentuar arratisjen e dytë, ata janë ndjekur nga një numër i madh i veturave të policisë, gjë që ka zgjatur deri kur ata janë “penguar” nga komunikacioni i dendur.

Pas kësaj, pasi autorët nuk iu përgjigjën thirrjes së policisë për t’u dorëzuar, ata kanë hapur zjarr duke vrarë të dy autorët.

Gjithashtu, të vdekur kanë mbetur edhe shoferi i furgonit të rrëmbyer dhe një kalimtar i rastit.

Ndërkohë mediat kanë publikuar momentet kur policia ndjek autorët dhe momenti i të shtënave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori