Sot në Prishtinë mbahet marsh protestues kundër ndryshimeve klimatike.
Kjo është protesta e dytë që mbahet gjatë këtij viti kundër ndryshimeve klimatike në Prishtinë.
Njoftimi i plotë i Këshillit protestues:
Më 20 shtator u bashkuam kundër ndryshimeve klimatike, marshuam deri tek Ministria e Mjedisit dhe Panifikimit Hapësinor për të ngritur zërin. Të premten, me 6 dhjetor, do të shprehim kërkesat tona përsëri! Dimri po vjen, e ne tashmë kemi vështirësi të marrim frymë. Kosova A dhe Kosova B janë në fuqi të plotë, duke prodhuar energjinë elektrike që ne e mbipërdorim. Tani është momenti që të veprojmë dhe t’i bëjmë të ditur institucionet se brezi i ri nuk do të pranojë këtë. Është e ardhmja jonë!
Termocentralet e qymyrit nuk janë problemet e vetme që ne kemi në Kosovë. Uji ynë i pijshëm është i pakët, por prapë ne zgjedhim ta humbim. Një mënyrë që kjo po ndodh është ndërtimi i hidrocentraleve. Ministria ka marrë të gjitha dokumentet e duhura për t’u siguruar që hidrocentralet do të ndërtohen. Sidoqoftë, ata janë të paqartë për lëshimin e tyre, dhe ne nuk besojmë se të gjitha dokumentet janë marrë në mënyrën e duhur.
Në këtë datë bota do të dalë kundër ndryshimeve klimatike, dhe ne gjithashtu, për herë të dytë në Prishtinë. Do të mblidhemi së pari në Termokiss (11:00), pastaj do të ecim tek Skënderbeu, do të marshojmë për tek Grandi dhe dëshirojmë të mbarojmë në ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Urban (14:00). Bëjmë këtë në mënyrë që shqetësimi ynë kryesor të dëgjohet, e i cili është: ta bëjmë mjedisin prioritet kryesor!
Pas marshit, do të shkojmë tek stacioni i autobusëve dhe parku i qytetit për të ndërmarrë veprim, dhe kjo sigurisht me njerëz që dëshirojnë të bashkohen. Do të mbjellim pemë si mënyra më efektive e veprimit mitigues, të rrisim vetëdijen dhe të veprojmë në të njëjtën kohë. Ne do të sigurojmë të gjitha mjetet e nevojshme dhe fidanët për t’u mbjellë.
Nëse jeni kundër ndotjes të së ardhmes tuaj, bashkohuni me ne në këtë marsh! Ne duhet t’i bëjmë vendimmarrësit të vetëdijshëm që nuk pajtohemi me atë çka ata po vendosin për ne!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'