Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se janë duke u marrë vesh për arritjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e pranuar edhe se çështja e zgjedhjes së presidentit është zotim që duhet të bëhet mes partnerëve të koalicionit.
Haziri ka thënë se me LVV nuk kanë folur asnjëherë për emrin e presidentit.
“Nuk po paragjykojmë për postin e presidentit. Ne s’po themi që lideri i Vetëvendosjes ka me qenë president. Asnjëherë s’kemi fol për një emër të presidentit. Isa Mustafa ka thënë se është nder ta përfundojë karrierën politike si kryeministër ose president, veçanërisht si president. VV do të binden se s’ka qeverisje stabile nëse nuk qartësohen të gjitha çështjet që kanë interes për këtë vend. Pse ne duhet të bëjmë kompromise? Partia e parë duhet të jetë më gjeneroze. I madhi duhet të bëjë kompromise”, ka thënë Haziri në Klan Kosova.
Ai ka bërë të ditur se janë afër përmbylljes së marrëveshjes.
“Parimet e ndarjes së përgjegjësive kanë përfunduar, tash veç ndarja e përgjegjësive në institucione dhe emrat e ministrave të rinj, kështu që është hapi i fundit që do të definojë gjithçka. Jemi në formulë por është çështje ditësh besoj”, ka theksuar ai.
Ndërkaq, sa i përket organizimit të zgjedhjeve të reja në rast të mos arritjes së bërjes së koalicionit, Haziri u shpreh se “nëse keni krijuar pritje të mëdha tek qytetarët, atëherë kjo mund të kthehet në një zhgënjim të madh”.
“LDK nuk merret me kontrabandë politike. Nuk jemi plastelinë qe thyhemi dhe riformatohemi. LDK i ka dhënë mbështetje këtij koalicioni politikisht me gjithë mbështetjen e saj, përndryshe nuk pranojmë të bëhemi solucion i formulave të ndryshme. Nuk ka kushtëzim për postin e presidentit, por është zotim që duhet të merret. Mënyra se si do të arrihet marrëveshja ka me pas rëndësi shumë. Tek qeveria janë dakord që Kurti të jetë kandidat për kryeministër, për Kuvend janë dakord që dikush nga palët VV-LDK, pra terminologjia është e qartë. Për presidentin thuhet zotim që palët të pajtohen për këtë post”, ka deklaruar Haziri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj