LAJMI I FUNDIT:

Situata pas tërmetit, Rama i kërkon ndihmë inxhinieres Luljeta Bozo

Situata pas tërmetit, Rama i kërkon ndihmë inxhinieres Luljeta Bozo

Kryeministri shqiptar Edi Rama, mbajti një takim në zyrën e tij me ish-pedagogen e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, njëkohësisht edhe inxhiniere, Luljeta Bozon, së cilës i kërkoi ndihmë sa i takon fazës së ekspertimit të godinave të dëmtuara në tërmetin e 26 nëntorit.

Në takimin që pati në fokus dëmtimet e tërmetit u tha se deri më tani nuk është dënuar asnjë arkitekt apo inxhinier si përgjegjës për dëmet e shkaktuara.


Bozo u shpreh se licencat e inxhinierëve apo arkitektëve nuk duhet të jepen nga ministria por nga Urdhri i Inxhinierëve.

“Duhet të ecim me një platformë se si të organizohet ndërtimi. Nuk ka një të dënuar për cenimin e lejes së ndërtimit. Më jep energji. Ishalla në moshën tuaj unë kam gjysmën e energjisë suaj. Jeni një burim sigurie më shumë për njerëzit. Ne po bëjmë një paketë të standardeve të riparimeve”, u shpreh Rama.

Luljeta Bozo është tanimë një figurë mjaft popullore për publikun shqiptar, prej reagimeve të saj të shumta sa i takon çështjes së standardeve të ndërtimit në Shqipëri./ TCh

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori