LAJMI I FUNDIT:

Opsioni i Facebookut për raportimin e fatkeqësive natyrore zgjerohet edhe në WhatsApp

Opsioni i Facebookut për raportimin e fatkeqësive natyrore zgjerohet edhe në WhatsApp

Shfrytëzuesit e Facebookut që përpiqen të ofrojnë ose të kërkojnë ndihmë pas një fatkeqësie natyrore në faqet e platformës Crisis Response, tani mund ta bëjnë këtë edhe përmes WhatsApp, që do të thotë se më shumë njerëz mund ta përdorin këtë opsion shumë të pëlqyer.

Më herët, raportimi për ndonjë krizë, bëhej nëpërmjet Messenger, ndërsa tani është shumë më e lehtë, transmeton Telegrafi.

Derisa WhatsApp ka përhapje shumë të madhe globale, kjo mundësi do të jetë edhe më e suksesshme për dalje në ndihmë.


Vetëm në Indi, janë mbi 400 milionë shfrytëzues të këtij aplikacioni, teksa shfrytëzohet edhe nga shumica e popullsisë në Brazil dhe Argjentinë.

TechCrunch raporton se deri në fund të këtij vitit, që kanë mbetur vetëm edhe disa javë, mbi 90 për qind e shfrytëzuesve do ta kenë përdorur këtë opsion.

“Kemi dëgjuar nga njerëz në mbarë botën, se duan që ky opsion të zgjerohet dhe thirrja për ndihmë, të shpërndahet sa më lehtë”, thuhet në raportin e Facebookut, që zgjerimin e këtij opsioni, e konsideron si ndihmë për banorët në zona ku komunikimi është i vështirë.

Së bashku me këtë lansim, Facebook ka zgjeruar edhe hartat, për udhëzim të banorëve gjatë fatkeqësive, si dhe mundësinë që të arrihet te ata sa më shpejtë. /Telegrafi/