LAJMI I FUNDIT:

KDI: Shumica e qytetarëve preferojnë që taksa 100% të mbetet në fuqi

KDI: Shumica e qytetarëve preferojnë që taksa 100% të mbetet në fuqi

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka publikuar sot të gjeturat kryesore të sondazhit të nëntë të opinionit publik “Këndvështrimi i qytetarëve për temat potenciale të marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi”.

“Ky sondazh shpalos këndvështrimin qytetarë lidhur me çështjet kryesore rreth së ardhmes së procesit të dialogut siç janë: taksa 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, teza e korrigjimit të kufijve, Asociacioni i komunave me shumicë serbe si dhe temat potenciale që qytetarët presin të jenë pjesë e procesit të dialogut Kosovë – Serbi.

Aktualisht Kosova ndodhet para krijimit të institucioneve të reja qeverisëse dhe çështja e taksës do të jetë një ndër temat të cilat mbeten të ndërlidhura me procesin e dialogut, për shkak të kushtëzimit të vazhdimit të këtij procesi me heqjen e taksës nga ana e Serbisë.


Lidhur me çështjen nëse Qeveria duhet të pezullojë këtë masë për t’i hapur rrugë dialogut me Serbinë, shumica e qytetarëve përkatësisht 59% e tyre kanë vlerësuar se Qeveria e ardhshme nuk duhet të pezullojë taksën për t’i hapur rrugë dialogut me Serbinë.

Sipas përkatësisë etnike këtë mendim e ndajnë 61% e të anketuarve nga komuniteti shqiptar, 56% e të anketuarve nga komunitetet e tjera jo shumicë dhe 10% e të anketuarve nga komuniteti serb”, thuhet në njoftimin për media.

Idea e ‘korrigjimit të kufijve’ e shpalosur në opinion nga presidenti Thaçi në vitin 2017, pati interpretime të shumta se çfarë do të thotë kjo tezë dhe cilat do të mund të ishin implikimet e saj. Në shumësinë e interpretimeve, nevoja për qartësimin e kësaj teze mbetet evidente.

Në bazë të këtij hulumtimi të opinionit publik, del në pah se rreth 45% e të anketuarve janë shprehur se e kanë të qartë se çfarë nënkupton teza “korrigjim i kufijve”. Ndërsa, 31% e tyre e kanë deri diku të qartë dhe 20% të anketuarve nuk e kanë të paqartë se çfarë nënkupton kjo tezë. Sipas përkatësisë etnike, këtë nocion e kanë të qartë 47% e të anketuarve nga komuniteti shqiptar, 20% e të anketuarve nga komuniteti serb dhe 23% e të anketuarve nga komunitetet e tjera jo shumicë.

“Temë e cila pati interpretime të ndryshme rreth formatit të saj dhe implikimeve të mundshme në funksionimin e shtetit të Kosovës, duke shkaktuar gjithashtu polarizim politik në vend, ishte dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Në këtë hulumtim, del në pah se sa e kuptojnë qytetarët se çfarë nënkuptohet me ‘Asociacion i komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive’. Janë 39% e qytetarëve të cilët janë shprehur se e kanë të qartë se çfarë nënkuptohet me “Asociacion i komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive”. Ndërsa, 29% e tyre janë deklaruar se e kanë të paqartë dhe 27% e tyre janë shprehur se e kanë deri diku të qartë. Në baza etnike, në nivel më të lartë qytetarët nga komuniteti shqiptar me 41% e kanë të qartë çfarë nënkuptohet me “Asociacion i komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive”, kundrejt 26% të qytetarëve nga komunteti serb dhe 17% e qytetarëve nga komunitetet e tjera jo shumicë”, thuhet më tej në njoftim.

Aktualisht procesi i dialogut vazhdon të mbetet i pezulluar dhe e ardhmja e këtij procesi mbetet e paqartë. Ende nuk dihen temat të cilat do të diskutohen në kuadër të këtij procesi dhe të cilat do të mund të jenë pjesë e një marrëveshjeje potenciale gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme në mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas qytetarëve të anketuar, disa nga elementet më të rëndësishme që sipas tyre duhet të përfshijë marrëveshja Kosovë – Serbi janë të pagjeturit (71%), dënimet për krime të luftës (60%), dëmshpërblimet e luftës (59%) dhe kërkimfalja (56%), kthimin e fondit (41%) dhe me 38% është vlerësuar njohja reciproke. Megjithatë, janë shpërfaqur dallime në mes qytetarëve nga komunitetet e ndryshme lidhur me elementet që duhet të përmbajë marrëveshja Kosovë – Serbi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori