LAJMI I FUNDIT:

Çfarë i ndodh trurit tuaj kur është ftohtë, sipas ekspertëve

Çfarë i ndodh trurit tuaj kur është ftohtë, sipas ekspertëve

Dimri ka trokitur zyrtarisht dhe temperaturat e ulëta dhe moti i ftohtë do të jenë pjesë e përditshmërisë sonë për muaj me radhë deri kur të përshëndetemi me stinën e ftohtë!

Në këtë sezon duket sikur mendimet tuaja ngadalësohen dhe ju vetë si individ bëheni më i avashtë. Në realitet, ka shumë mosmarrëveshje midis shkencëtarëve se si moti i ftohtë ndikon në tru. Kjo mund t’i japë disa njerëzve një nxitje të dobishme, ndërsa për të tjerë mund të krijojë probleme serioze.

Në dallim nga trupi juaj i veshur me triko të leshtë dhe shall të ngrohtë, truri juaj nuk e regjistron ndryshimin e temperaturës në asnjë mënyrë fizike.


“Truri juaj aktual është i mbyllur brenda një kasaforte të izoluar me sistemin e vet të ngrohjes, si ngrohja e dyshemesë rrezatuese në një shtëpi skish”, thotë Dr. Clifford Segil, një neurolog në Qendrën Shëndetësore Providence Saint John.

Sistemi nervor qendror i trupit, i cili përfshin kolonën kurrizore dhe trurin, është i mbyllur në kockë për ta mbrojtur atë.

Përveç kockës izoluese, ekzistojnë edhe substanca të tjera që e mbajnë trurin të ngrohtë: një shtresë e indit të përthithjes së shokut në pjesën e brendshme të kafkës të quajtur meninges, dhe një lëng që rrjedh nëpër sipërfaqen e trurit dhe palcës kurrizore, të quajtur lëng cerebrospinal.

“Truri është vendosur brenda këtyre strukturave për ta mbajtur atë në një temperaturë të përsosur për të punuar”, thotë Dr. Segil.

Një studim i vogël me 28 persona i botuar në revistës “Procedime të Akademisë Kombëtare të Shkencave” para pak vitesh zbuloi se aktiviteti i trurit të njerëzve ndryshoi në varësi të sezonit, por ata kryenin të njëjtën gjë në detyra dhe angazhime pavarësisht nga koha e vitit.

Në mot të ftohtë, aktiviteti i trurit rreth vëmendjes ishte më i ulët se në verë, ndërsa aktiviteti i trurit në lidhje me kujtesën e punës ishte më i lartë.

Studiuesit mendojnë se truri ynë mund të funksionojë në mënyra të ndryshme në varësi të sezonit, por studimi nuk tregoi se ai ndryshoi të menduarit ose performancën në çfarëdo mënyre.

Ideja se ekspozimi ndaj të ftohtit mund të përmirësojë performancën njohëse është ende mjaft i diskutueshëm.

Një përmbledhje e shkencës së fundmi zbuloi se të qenit i ekspozuar ndaj të ftohtit nuk ofron përfitim të shtuar për përmirësimin e performancës njohëse. Dhe studimet kanë treguar në të vërtetë se një ndryshim i temperaturave duket se prek njerëzit në mënyra të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori