Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se të gjitha veprimet e nevojshme janë marrë pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri që la të vdekur 51 persona dhe më shumë se 600 të lënduar.
Ai tha se të gjitha procedurat janë kryer në kohë rekorde.
“Në kohë rekord janë dërguar ushtria, policia dhe njësitet tjera emergjente që kanë qenë në vendin e ngjarjes. Kemi ngritur kapacitet për mbledhjen e ndihmave”, tha Haradinaj në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
“Në fillim të zhvendosurit janë pranuar në familje. Pastaj Kosova ka ofruar hotele dhe kapacitet të ndryshme e së fundmi edhe parku inovativ në Prizren, pastaj shkollat dhe infrastrukturat tjera. Kanë filluar edhe identifikimet e qytetarëve të zhvendosur të Shqipërisë në Kosovë. 1295 persona janë të identifikuar por ka edhe të tjerë”.
“Kemi një mobilizim dhe një gjendje të kujdestarisë gjithë kohën. Falënderoj Prizrenin dhe Haskukën, të gjitha organizatat që kanë dhënë përkrahje. Ka pasur kontribut vullnetar shumë, por këto janë detyra shtetërore, ne kemi programe për identifikim, akomodim , për kontrolle mjekësore e shumë të tjera. S’ka dilema që qytetarët e Kosovës e kanë llogaritur si ta kishim familje, kjo është reflektim. Dua ta falënderoj ushtrinë, FSK-në, policinë e të gjitha njësitet tjera, qytetarët e shumtë, megjithatë duhet të evitojmë situatat kaotike, improvizuese”.
Haradinaj tha se po vazhdon ende të merret me këto tema.
“Unë kam qenë në Prizren, kam qenë edhe në Durrës. Ne jemi marrë me këto tema edhe sot kam punuar me këto tema, me palë të ndryshme sepse janë serioze”.
Ndër të tjerash, Kryeministri në detyrë tha se nuk kishte arritur të komunikonte me Ramën edhe pse kishte provuar.
“Kam provuar të kontaktoj me Ramën, por s’kam arritur të takohem me të. Me Metën kam komunikim të vazhdueshëm, në këto momente nuk vlejnë ato që kemi në tema tjera. Kam qenë dhe do të mbetem gjithë jetën kundër ndarjes së Kosovës, por kjo ka qenë një situatë tjetër”, tha ai.
Ndër të tjerash, Haradinaj tha se nuk do ta refuzonte takimin me Ramën, sepse në të tilla raste, nuk bëhet politikë, njofton Klan Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe