LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Debati për interpretimin autentik të nenit pas 11 dhjetorit

Xhaferi: Debati për interpretimin autentik të nenit pas 11 dhjetorit
Talat Xhaferi

Rreth 10 ditë do të pres interpretimi autentik i nenit 11 të Ligjit për Falje, në bazë të së cilit Gjykata Kushtetuese ka ngritur iniciativë për vlerësimin e vendimit të ish presidentit Ivanov për të tërhequr faljen e dhënë paraprakisht për zyrtarët e Qeverisë së kaluar të përmendur në bisedat e përgjuara.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka njoftuar se propozimi i Ministrisë së Drejtësisë për interpretim autentik të këtij neni nuk mund të vendoset në rend dite para 11 dhjetorit. Ai tha se sot deri tek Qeveria dhe kryetarja e Komisionit ligjvënës do të dorëzojë letër me kërkesën e parashtruar për interpretim autentik.


Xhaferi ka thënë se me këtë do të fillojë procedura parlamentare, por nevojitet që edhe Komisioni juridiko-ligjvënës edhe mendimi nga Qeveria të arrijnë në afat sa më të shkurtër që të mund të caktohet debati pas përfundimit të debatit për buxhet në komisionin për financa dhe buxhet që përfundon më 11 dhjetor.

Kryetari i Kuvendit ka dilema të caktuara pë sa i përket kërkesës dhe nenit 11 nga Ligji për falje, por ai thotë se megjithatë është i obliguar që kërkesën ta procedojë në Kuvend. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese është institucioni që duhet të tregojë çfarë do të thotë vendimi i marsit të 2016-tës ku thuhet se neni gjegjësisht ndryshimet dhe shtesat e ligjit shlyhen.

Pasi interpretimi autentik të dorëzohet deri tek Komisioni ligjvënës dhe Qeveria, do të pritet mendimi nga Qeveria, me çka duhet të mblidhet komisioni, anëtarët e të cilit duhet të shqyrtojnë kërkesën e LSDM-së dhe mendimin nga Qeveria dhe të vendosin nëse e pranojnë apo jo.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori