LAJMI I FUNDIT:

FFK shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme?

FFK shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme?

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka thënë se FFK duhet të shkoj në zgjedhje pasi që ka pasur shkelje në zgjedhjet e zhvilluara me 14.06.2018.

Pas kërkesës së sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihut dhe delegatëve, MKRS ka dhënë detaje dhe ka konstatuar se është shkelur pika 3 e nenit 39-të të statutit të FFK-së.


Në një letër drejtuar delegatëve të Kuvendit të FFK-së dhe sekretariatit, Ministria jep sqarimet e nevojshme për këtë situatë.

Departamenti ligjor i MKRS-së në bazë të kompetencave të tyre ka hasur në shkelje të statutit kur është zgjedhur kryetar Agim Ademi, përkatësisht është shkelur pika 3 e nenit 39-të, shkruan Inderksonline.

“Vetëm anëtarët e FFK-së mund të propozojnë kandidatin për Kryetar të FFK-së. Propozuesi duhet të protokollojë propozimin në Sekretariatin Gjeneral të FFK-së, në formë të shkruar dhe duke i deponuar së paku 15, nënshkrime të delegatëve legjitim të Kuvendit të FFK-së, me të dhënat e nevojshme, së paku dy muaj para datës së mbajtjes së Kuvendit të rregullt zgjedhor. Poashtu duhet të parashtrohet programi i punës. Sekretariati i përgjithshëm duhet që t’i notifikojë kandidatët për kryetar të FFK-së, së paku një muaj para mbajtjes së Kuvendit”, thuhet në këtë pikë të statutit ku është vërtetuar shkelja.

Kujtojmë se në bazë të nenit 50 paragrafi 1 dhe nënparagrafi 8 dhe 2 Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit kanë të drejtë ligjore të mbikëqyrin punën e FFK-së.

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori