LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Gjatë këtyre dy vite e gjysmë kemi rritjen më të madhe të pagave dhe numër rekord i vendeve të reja të punës

Zaev: Gjatë këtyre dy vite e gjysmë kemi rritjen më të madhe të pagave dhe numër rekord i vendeve të reja të punës

Kryeministri Zoran Zaev nëpërmjet një video të publikuar foli për ekonominë në dy vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, kur ekonomia shënon rritje atëherë fitojnë qytetarët, njofton Telegrafi Maqedoni.


“A mund për dy vite e gjysmë më mirë se sa 11 vite? Po, mund, posaçërisht nëse për dy vite bëni më shumë dhe më mirë për ekonominë e brendshme, nëse krahason me 11 vitet e kaluara”, theksoi Zaev.

Zaev shton se për dy vite e gjysmë, qytetarët filluan t’i ndjejnë përfitime në ekonomi përmes rritjes së pagave, përmes uljes së shpenzimeve, përmes masave për kthim të mjeteve dhe përmes ndihmës që e siguruam për kategoritë e rrezikuara.

“Ekonomia matet me numra. Për dy vite, kjo Qeveri nënshkroi 34 marrëveshje të reja për investime të huaja dhe të brendshme. Prej tyre, 12 fabrika janë ndërtuar dhe 22 fabrika janë proces të ndërtimit. Kjo është shumë më shumë se periudha 2013-2017, kur u nënshkruan 7, përkatësisht 9 marrëveshje për përkrahjen e ndërtimit të fabrikave. Rriten investimet e huaja. Në periudhën mes vitit 2017-2019 kemi 741 milionë investime të drejtpërdrejta të huaja. Për dallim nga ky rekord në investime të huaja, në periudhën 2013-2015 kishim 457 milionë investime të huaja, ndërsa nga 2015-2017 kishim 555 milionë euro investime të drejtpërdrejta të huaja”, tha Zaev duke thënë se këto investime janë rezultat i disa faktorëve si tejkalimi i krizës politike, zgjidhja e kontesteve me fqinjët dhe politikë përgjegjëse ekonomike.

Zaev thotë se kushtet e mira për investitorët e huaj dhe të brendshëm si dhe masat aktive për punësim kanë hapura 54.000 vende të reja të punës dhe se sot kemi numrin më të vogël të papunësisë 17.4%.

“Paga mesatare u rrit për 2.297 denarë gjatë këtyre dy viteve, për dallim nga rritja prej vetëm 821 denarë gjatë Qeverisë së kaluar. Nisëm rritje të re të pagës prej 14.500 denarë. Gjatë kohës së Qeverisë së kaluar paga minimale ishte vetë 9.000 denarë”, tha Zev duke cekur se në fillim të këtij viti arsimtarët kanë rritje të pagave, mjekët dhe personeli mjekësor kishin rritje të pagave ashtu si ushtarët, policët dhe zjarrfikësit.

Në fund Zaev thotë se rezultatet janë të dukshme dhe për këtë shkak do të vazhdohet të investohet në ekonomi të fuqishme dhe stabile si dhe në kapitalin njerëzor.

“Kur ekonomia është e fuqishme, përfitojnë qytetarët”, tha Zaev në fund videos./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori