LAJMI I FUNDIT:

Sela: Përplasja LSDM-BDI është e orkestruar

Sela: Përplasja LSDM-BDI është e orkestruar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka komentuar përplasjet e fundit mes funksionarëve të LSDM-së dhe BDI-së.

Në një intervistë për gazëtën Lajm, Sela ka thënë se “grindjet” mes partnerëve të koalicionit janë të orkestruara dhe bëhen për të përfituar sa më tepër vota nga shqiptarët.

Zekiri: LSDM-ja nuk duhet të vazhdojë ta ndihmojë BDI-në
Lexo po ashtu Zekiri: LSDM-ja nuk duhet të vazhdojë ta ndihmojë BDI-në

Megjithatë, kreu i ASH-së, beson se elektorati shqiptarë i ka kuptuar lojërat e BDI-së dhe LSDM-së dhe më 12 prill do të votojë opozitën e bashkuar shqiptare.


Zaev: Është e ditur që Zekiri nuk dëshiron koalicion me BDI-në, por në LSDM ka njerëz që duan
Lexo po ashtu Zaev: Është e ditur që Zekiri nuk dëshiron koalicion me BDI-në, por në LSDM ka njerëz që duan

“Nuk është mirë kur partnerët e koalicionit bëjnë lojëra politike për të joshur elektoratin. Kjo situatë dhe përplasja e mirë orkestruar nga krerët e këtyre dy partive që të përfitojnë nga njëri-tjetri, nga kjo përplasje fitojnë vota shqiptarësh, këtu është problem, është e orkestruar mirë. Nënkryetari i LSDM-së akuzat ndaj BDI-së i ka të orkestruara vetëm me qëllim të mbajtjes së atij trupi votues shqiptarë që e votoi LSDM-në në vitin 2016 kundër BDI-së, jo për LSDM-në. Nga ana tjetër, BDI-ja çdo herë ka bërë patriotin fakultativ, me korespodencë. Dje i përqafuar me brat Luben për zgjedhjet lokale, Ali Ahmeti bashkë me këta, kurse tani që po vijnë zgjedhjet parlamentare dhe e dijnë që nuk do e gjëjnë shpëtimin tek votuesit maqedonas, tani këta patriotët fakultativë do të marrin në dorë flamurin kombëtarë dhe shesin moral. Është e orkestruar për të marrë çfarë mundën nga votat e shqiptarëve. Por, shqiptarët janë vetëdijësuar dhe më 12 prill do ta votojnë Aleancën për Shqiptarët, opozitën e bashkuar”, tha Sela.

Ahmeti: Koalicioni me LSDM-në i qëndrueshëm
Lexo po ashtu Ahmeti: Koalicioni me LSDM-në i qëndrueshëm