LAJMI I FUNDIT:

Eni Koçi: Ku mbetën tani personazhet që reklamojnë jetën luksoze në Instagram?

Eni Koçi: Ku mbetën tani personazhet që reklamojnë jetën luksoze në Instagram?
Eni Koçi (Foto: Instagram)

Këngëtarja shqiptare, Eni Koçi bashkë me partnerin e saj, Genc Prelvukaj, tash e disa ditë janë angazhuar në mënyra të ndryshme për t’iu dalë në ndihmë personave të prekur nga tërmeti në Durrës dhe Thumanë.

Përderisa janë shpërndarë në zona të ndryshme dhe duke qëndruar me të mbijetuarit, ajo ka pasur një kritikë ndaj gjithë atyre personazheve të Instagramit, që paraqesin jetë luksoze dhe gjitha bizneseve të mëdha.

https://www.instagram.com/p/B5X9d4fAWop/


Artistja e njohur ka bërë një shkrim në InstaStory, në të cilin e shpreh mllefin ndaj atyre që nuk janë në këto momente pranë shqiptarëve- kur edhe kanë nevojë më së shumti.

Reagimet e të famshmëve pas tërmeteve të fuqishme në Shqipëri
Lexo po ashtu Reagimet e të famshmëve pas tërmeteve të fuqishme në Shqipëri

“Një gjë nuk po e kuptoj. Ku mbeten gjithë ato personazhe të njohura në Instagram që reklamojnë jetën luksoze apo gjithë ato biznese të mëdha. Ku mbetën në këto ditë që vërtetë populli ka nevojë. Dini gjë? Të dimë nëse kanë nevojë për ne, t’i ndihmojmë ne ata”, ka shkruar në postimin e saj 23-vjeçarja.

Eni Koçi vazhdon t’i dalë në ndihmë popullit shqiptar (Foto: Instagram)

Momentalisht, numri i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit ka shkuar në 41, gjersa qindra të tjerë janë lënduar dhe shumë nga të mbijetuarit u sistemuan në Kosovë.

Në Shqipëri këto ditë veç Gencit dhe Enit kanë qëndruar edhe artistë të tjerë si: Capital T, Mozzik, Gold AG, Bes Kallaku e Xhensila Myrtezaj për dallim nga të tjerët që dhuruan para përmes ‘Go Fund Me’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori